Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ndërhyjnë me mik nga çdo parti për një punë", ish-deputetja e PD-së i kthehet keq Artan Lames: Mos dil më në media se...

Postuar: 11/09/2019 - 12:59

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur kreut të Kadastrës Artan Lames. Ai deklaroi sot në media se për emërime dhe punësime pranë këtij institucione i ndërhyjnë “me mik” nga çdo parti.

Sipas ish deputetes, prona në Shqipëri është vjedhur dhe abuzuar sipas projekteve personale të qeveritareve dhe se 6 vitet e fundit nuk trajton asnjë pronë të ish pronarëve.
 
Postimi:

Disfatë e plotë trajtimi i pronës në Shqipëri dhe propaganda Rama -Lame në media

Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.
Kjo qeveri ka 6 vite që nuk trajton asnjë pronë të ish pronarëve.

Nuk mundet sot te permendet 1 metër katror e trajtuar apo kaluar me te drejtë pronarëve nga agjencia qeveritare
Nga ana tjeter kemi sjelljen më të shëmtuar dhe jo profesionale me pronen publike.

Ne vitin 2013 kjo qeveri gjeti te gatshëm në masën 90% inventarin e cdo prone publike, të institucioneve qëndrore apo të njësive të qeverisjes vendore.
Nga ana tjeter këto prona kishin referencat ne rregjistrat kadastrale në përqindje të madhe të tyre
Kishte një reformë të plotë pronat- pyje e kullota.
Në 2013 ne lamë një inventar të plotë të pyjeve e kullotave , dhe vetëm kërkoheshin disa saktësime në hartë për të përcaktuar juridiksionet territoriale, kryesisht mes njësive.
Sot, pas 6 viteve, askush nuk din të thotë se ku janë këto inventare dhe përse nuk azhornohen.
Legalizimet jane një tjetër cështje, që përpos disa daljeve mediatike, ku propaganda zë hapësirën kryesore, rezulton që qytetarët vazhdojnë mos të marrin pronesitë e tyre për shtëpitë që ndërtuan me djersën e tyre.

Për këtë cështje , në vitin 2013 gjeten te plotë kuadrin ligjor dhe rruga ishte e shtruar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe pritej vetëm shpërndarja e certifikatave të pronësisë, dhe as kjo natyrisht nuk u krye nga kjo qeveri.

E thënë shkurt: Prona në Shqipëri është vjedhur dhe abuzuar , është shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve. Shembulli i ketyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qërroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurise se shqiptarëve.

Dëmin që i keni bërë vendit me trajtimin e pronës publike dhe private vitet e fundit eshte më i rëndi ne 30 vite dhe pasojat do ti vuajnë shqiptarët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 23:59

Prej kohësh flitet se Basha është finacuar nga Xhorxh Soros në Universitetin e Uhtretit në Belgjikë.

Postuar: 16/09/2019 - 23:16

Deputeti socialist Alket Hyseni tha se brenda pak javësh do të nisë punën SPAK.

Postuar: 16/09/2019 - 22:55

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se do të japë dorëheqjen nëse negociatat me Bashkimin Europian nu

Postuar: 16/09/2019 - 22:40

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa komentoi procesin e hapjes së negociatave tha se kanc

Postuar: 16/09/2019 - 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dalë në "mbrojtje" presidentit Il

Postuar: 16/09/2019 - 22:28

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është përplasur ashpër në debat me botuesin e “Shqipt

Postuar: 16/09/2019 - 22:25

Avokat Spartak Ngjela ka bërë një koment të gjatë në rrjetet sociale për psikologjinë e krimit dh