BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Politike

Ndërhyrja me forcë e Policisë pak para shembjes së Teatrit, Sandër Lleshaj bën deklaratën e papritur

Ndërhyrja me forcë e Policisë pak para shembjes së Teatrit,

Gjatë një bisede në emisionin “Java” në RTSH, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se dhuna është monopol i shtetit dhe policia ka të drejtë të ushtrojë dhunë për ata që kapërcejnë ligjin.

Lleshaj: Çdo zyrtar public duhet të identifikohet me produktin e tij. Të shijoj dhe të gëzohet për suksesin e tyre dhe për dështimin duhet të mbaj përgjegjësi. Unë dhe gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit duhet identifikohet me atë që është në terren. Kjo na sjell kosto,  na sjell konsum, ka punonjës policie që çedojnë dhe ne duhet të mbajmë këto kosto përsipër. Atë ditë ministri Lleshaj nuk ka qenë as në Tiranë. Unë them që policia shtetit është sjell në mënyrë proporcionale sipas protokolleve të që kërkohet nga policia për një protestë të pa lajmëruar ku u shoqërua dhe akte dhune ndaj policisë.

Pse nuk e përmendi emrin e punonjësit të policisë që u qep në spital pasi u plagos, jo një, shtatë madje. Kanë më shumë të drejta se protestuesit. Punonjësit kanë shkuar të urdhëruar, pasi nëse nuk shkojnë duhet të largohen nga detyra. Njerëzit e shtypit kanë një mision për të bërë shtypin, jo për të ushtruar dhunë. Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji.

Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Jemi në fazën e foshnjërisë politike në demokraci. Dhuna nuk është opsion dhe duhet të heqim dorë. Politikanët e nivelit të lartë e përdorin në artikulimin e tyre dhunën si mungesë alternative. Ne duhet ta heqim nga artikulimi dhe përdorimi..

I kam kërkuar policisë vetëpërmbajtje disa herë. Një moment më vonë në kohë të reagosh ndaj atyre që ke përballë, një nivel më pak dhunë se ata që ke përballë dhe pa viktima. Po ti rrimë strikt ligjit, policia do kishte vepruar e para. Nuk i lejtonte fare njerëzit të mblidheshin pasi nuk lejohet tubimi dhe po ashtu ishte dhe pandemia, pra mund të kishte mënjanuar grumbullimin. Policia mund të kishte pajisje mbrojtëse nëse do pritej dhunë, pasi nuk pritej dhe nuk kërkonim të provokonim dhunë. Në vende të tjera, punonjës të policisë vijnë jo vetëm të veshur me masa mbrojtëse..etj.

Të gjithë ato skenat ishin të filmuara të gjitha, ndërsa kjo skenë shihej vetëm një sekuencë që po futej në furgon dhe nuk shihet arsyeja se për çfarë e dërgonin në komisariat. Po nuk pati zhurmë. Përse shkoj, përse e kanë çuar? Është çështje që ska marrë vëmendje, as nga ajo vetë që u shoqërua nuk u tha gjë.

Më të lexuarat