BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Politike

Ndërkombëtarët dorëzojnë 64 dosje të bujshme në SPAK, në listë edhe zyrtarë, i fundosin paratë e fshehura jashtë vendit

Ndërkombëtarët dorëzojnë 64 dosje të bujshme

Reforma në drejtësi pritet që të penalizojë një numër të madh pushtetarësh të korruptuar. Janë të shumtë ata që nuk janë kënaqur me punën e SPAK deri më tani, por sulmet dhe akuzat ndaj prokurorëve specialë tregojnë qartë se ka nga ata që janë të trembur. Padyshim në luftën ndaj korrupsionit e krimit do të kenë një rol të madh dhe ndërkombëtarët, ndërsa vihet re se është rritur ndjeshëm bashkëpunimi me SHBA dhe disa shtete të BE. Nesër Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare, ku do të shtohet numri i prokurorëve të SPAK, nga 15 në 20. Gazeta ka siguruar raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili hedh dritë mbi arsyet e ndryshimit të strukturës. SPAK ka ngarkesë të madhe dosjesh dhe për këtë arsye do të ketë 5 prokurorë shtesë. “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vlerëson se aktualisht ngarkesa në punë e prokurorëve pranë kësaj prokurorie është e papërballueshme, konkretisht prokurorët janë të angazhuar me: 204 procedime penale në hetim, 298 hetime pasurore (ligji antimafia), 40 procedime penale në gjykim në shkallë të parë dhe në apel, të përcjella nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda në dhjetor 2019; 343 procedime penale, 10 hetime pasurore (ligji antimafia), 226 raste bazuar ligjin nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, të regjistruara gjatë vitit 2020”, thuhet në raport.

64 dosje nga jashtë

Por ajo që bie në sy është se ka disa-fishim të numrit të dosjeve të ardhura nga jashtë. Sipas informacioneve, ndërkombëtarët kanë rritur besimin te SPAK dhe kanë sjellë 64 dosje të bujshme sa i takon krimit të organizuar e korrupsionit, ku mësohet se ka dhe emra zyrtarësh të përfshirë. Sipas burimeve, disa emra rezultojnë të lidhur me grupe kriminale dhe kanë para të fshehura jashtë vendit. Ka disa emra të njohur në të gjitha kahet e politikës që kanë para në parajsat fiskale dhe ndërkombëtarët i kanë zbuluar në kuadër të hetimeve që janë bërë atje për çështje të caktuara, sidomos sa i takon krimit të organizuar. Dosjet më të mëdha padyshim kanë të bëjmë me rrjetet kriminale ndërkombëtare, gjë që ka sjellë dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore me ndihmën e Eurojust. “Prokurorët janë të angazhuar me 64 letërporosi të trajtuara gjatë vitit 2020 dhe angazhimi në 8 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja (Eurojust)”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Interesant është fakti se në Parlament ka shkuar një ligj, i cili do të lehtësojë procedurat për bashkëpunim me ndërkombëtarët sa u takon dosjeve të bujshme. Qeveria ka ndryshuar ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar, ku i jepet një rëndësi e madhe ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore me jashtë. “Marrëveshjet për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore lidhen nga Prokurori i Përgjithshëm, pas propozimit të drejtuesit të prokurorisë përkatëse ose nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për vepra penale që janë në kompetencë lëndore të prokurorisë së posaçme. Skuadrat e

përbashkëta hetimore krijohen në rastet kur merret një kërkesë nga autoriteti gjyqësor i huaj ose kur kërkohet ngritja e një skuadre të përbashkët hetimore me autoritetet e huaja në kuadrin e një procedimi penal kur: a) hetimet e kryera nga një prej palëve të marrëveshjes mbi vepra

penale, janë të një natyre komplekse dhe kanë lidhje me palën tjetër; b) palët në marrëveshje kryejnë hetime mbi vepra penale që, për shkak të rrethanave të rastit, kërkojnë ndërmarrjen e një veprimi të bashkërenduar”, thuhet në ligj.