Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërkombëtarët në unison kundër opozitës, edhe partitë popullore dënojnë ashpër dhunën në protestë, LSI në sulm ndaj SHBA-BE

Postuar: 15/05/2019 - 08:10

Ndërkombëtarët duket se ia kanë mbledhur lakun opozitës. Protesta e së shtunës dhe kërcënimi ndaj ambasadorit të OSBE i kanë hapur mjaftë telashe Partisë Demokratike. Përveç reagimeve të shumta që erdhën të hënë nga ambasadat më në zë në Tiranë, ambasadorët dje kanë nisur takimet kokë më kokë me kreun demokrat Lulzim Basha. Për rreth një orë, dje në zyrën e tij ishte ambasadori britanik, Duncan Norman, i cili ka kërkuar që të marrë fund dhuna dhe të gjendet gjuha e dialogut me mazhorancën. Po ashtu, sipas burimeve pritet që edhe ambasadorë të tjerë ti shkojnë në zyrë Bashës, duke e detyruar liderin demokrat të braktis skenarët destabilizues. Po ashtu, ajo që bie në sy është se kundër Bashës ka dalë edhe Partia Popullore Europiane. Presidenti i PPE Joseph Daul, ka dënuar dhunën në protestat e opozitës në tubimet e të shtunës dhe të hënës në Tiranë. Ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian e të gjitha ambasadat kryesore europiane, edhe Joseph Daul përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar që opozita të shmangë dhunën dhe të ulet në dialog për të kapërcyer ngërçin e krijuar në institucionet shqiptare pas daljes nga Kuvendi. "Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të ulni retorikën dhe të frenojnë çdo dhune”, u shpreh presidenti i PPE Joseph Daul.

LSI sulmon SHBA-BE

Por ndonëse të gjitha ambasadat në Tiranë kanë dënuar ashpër dhunën e opozitës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar sërish me sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se ndërkombëtarët kanë frikë të hetojnë dosjet 339 dhe 184 dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, duke i etiketuar ata si “pa memorie”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se në kohën kur mediat botërore bubullojë me lajme për mënyrën se si Edi Rama ka ardhur në pushtet, ndërkombëtarët në vend të reagimeve zgjedhin të heshtin. “Ndërkombëtaret “pa memorie” dhe standardi amerikan i zgjedhjeve të Karolinës së Veriut, përballë atij rilindas të dosjes 339. Ndërkombëtaret e strehuar në Tiranë kanë një druajtje dhe frikë të madhe të kërkojnë qartë e prerë hetimin e dosjes 339 dhe 184 dhe çuarjen e fajtorëve përpara drejtësisë.

Pse kjo frikë e ndërkombëtareve për hetimin e dosjes 339 dhe 184 ? Pse ky pajtim me grabitjen kriminale të zgjedhjeve nga Edi Rama, kur në vendet e tyre mbretërojnë standarde të larta në zgjedhje dhe të papajtueshme me manipulimin e vjedhjen? Pse kjo heshtje fajtore e ndërkombëtareve ndërkohë,që mediat botërore si Zëri i Amerikës,ZDF RAI e plot të tjera bubullojë për grabitjen e zgjedhjeve nga krimi dhe trafikantët? Pse në Amerikë në Karolinën e Veriut vetëm pak javë më parë anulohen zgjedhjet për manipulime ndërsa në Shqipëri i grabit krimi i bërë njësh me qeverinë dhe ndërkombëtarët heshtin”, u shpreh Vasili. Ish deputeti i LSI deklaroi se edhe qytetarët shqiptarë do të përballen me zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar se nuk do pajtohen me zgjedhje të dala nga krimi. “Shqiptarët janë qytetarë të dorës së parë e të shkëlqyer. Ata do të refuzojnë rreptë çdo imponim të pajtimit me zgjedhje të kriminalizuara ngado që të vijë. Shqiptarët do të votojnë me standardin e Karolinës së Veriut dhe jo me standardin kriminal të rilindjes së Edi Ramës”, tha Vasili. 

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax Neës ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte masive, por u shua me ndërhyrjen e Sorosit.

Postuar: 26/05/2019 - 20:45

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:46

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk

Postuar: 26/05/2019 - 18:38

I ftuar në studion e Fax News,  drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka