Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërkombëtarët rrisin presionet, kërkojnë ngritjen e SPAK brenda shkurtit, ambasadori i BE takon kryetaren e KLGJ

Postuar: 24/01/2019 - 09:10

Ndërkombëtarët kanë rritur presionet, ndërsa u kanë dhënë një mesazh të qartë politikanëve se nuk do të lejojnë asnjë kthim pas për reformën në drejtësi. Ditët e fundit eksponentë të lartë të opozitës kanë sulmuar fort reformën në drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë si Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por pretendimet e opozitës janë rrëzuar ditën e djeshme nga ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca, i cili jo vetëm që ka përgëzuar ecurinë e reformës në drejtësi, por ka kërkuar ngritjen me urgjencë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion brenda muajit shkurt, ashtu siç e parashikon ligji. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasadori Soreca bëri me dije se dje ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, me të cilin ka diskutuar për hapat e mëtejshëm për krijimin e prokurorisë antikorrupsion dhe plotësimin e Gjykatës së Lartë me gjyqtarë. “Takimi i parë sot (dje) me Naureda Llagamin, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor të sapoformuar (KLGJ). Diskutuam ngritjen e gjykatave të SPAK-ut, përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës”, deklaroi ditën e djeshme, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigji Soreca, ndër të tjera në statusin e tij. Pra, takimi i djeshëm i ambasadorit Soreca me kryetaren e KLGJ, tregon qartë që ndërkombëtarët mbështesin nxitjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë, sidomos Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Kujtojmë që SPAK ka për qëllim hetimin korrupsionit në nivel pushtetarësh dhe poltik. Madje, të njëjtën porosi, Soreca ia bëri edhe pak ditë më parë kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahim gjatë një takimi që zhvilloi me të. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasadori Soreca bëri me dije se zotin Ibrahimi diskutoi për hapat e mëtejshëm për krijimin e prokurorisë antikorrupsion dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. “Takimi i parë me Gent Ibrahimin, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të sapoformuar. Diskutuam hapat e ardhshëm të punës prioritare të KLP-së, duke përfshirë krijimin e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”, nënvizoi ambasadori i Bashkimit Europian, Luigji Soreca.

Afatet ligjore për SPAK

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” përcakton qartë që Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të jetë gati brenda dy muajve që nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Duke qënë se këto dy organe u ngritën dhe konstituuan në muajin dhjetor, madje nisën nga puna, i bie që muaji shkurti të jetë afati i fundit për ngritjen SPAK, me qëllim që të nisë lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë. Këtë gjë e ka pohuar edhe juristi Saimir Vishaj, i cili deklaroi pak ditë më parë se SPAK duhet të ngrihet brenda muajit shkurt. “Sipas përcaktimeve ligjore, e cila thotë që brenda dy muajve pas ngritjes së KLGJ dhe KLP duhet të ngrihet SPAK, kjo strukturë duhet të jetë gati në shkurt. Kjo do të thotë se brenda janarit të gjithë kandidatët duhet të kalojnë si subjekte rivlerësimi në veting, duhet të jenë prioritet i punës së KPK me qëllim që të arrihet ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion brenda afatit kohor dhe të mos ketë asnjë vonesë. Ne si komision monitorues do të insistojmë në këtë pikë. Tani nuk ka më asnjë ngërç, çdo gjë është zgjidhur, as politika nuk pengon më. Presim sa më parë që KLGJ dhe KLP të zgjedhin anëtarët e SPAK”, deklaroi Saimir Vishaj.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 23:42

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, tanimë deputet i LSI për Durrësin, është një nga personazhet më me ndikim jo vetëm në qytetin e tij, por edhe në partinë ku aderon.
 

Postuar: 19/02/2019 - 23:26

Nga qeveria theksojnë se kriza politike është për shkak të frikës nga drejtësia.

Postuar: 19/02/2019 - 22:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se protesta e së enjtes do t

Postuar: 19/02/2019 - 22:52

Avokati, Spartak Ngjela, sheh si të vetmen mundësi për zgjidhjen e krizës politike dorëheqjen e R

Postuar: 19/02/2019 - 22:47

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi në Top Shoë se djegi

Postuar: 19/02/2019 - 22:47

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nuk ka asnjë krizë politike.