BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ndërkombëtarët shtojnë lëvizjet për pastrimin e parave, trajnime intensive në polici e drejtësi për të goditur të korruptuarit dhe bosët e krimit

Ndërkombëtarët shtojnë lëvizjet për pastrimin e

Ndërkombëtarët kanë intensifikuar lëvizjet në Tiranë me qëllim goditjen e pastrimit të parave. Në të gjitha raportet ndërkombëtare shihet me shumë shqetësim fenomeni i pastrimit të parave si në fushën e politikës, ashtu dhe në atë të krimit. Për këtë arsye duket se vendet partnere po bëjnë gati terrenin me qëllim zbulimin parave të pista. Misioni i PAMECA, gjatë muajit nëntor ka zhvilluar një sërë trajnimesh, fokusi i së cilave ka qenë pikërisht krimi financiar. Sipas njoftimeve të vetë PAMECA, ky mision bashkë me EURALIUS më 3-4 nëntor 2018 në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizuan raundin e tretë të trajnimit për ndryshimet për ligjin e ri të Anti-Mafia.

“Ky trajnim vjen si një vazhdim i dy trajnimeve të mëparshme të mbajtura në nëntor 2017 dhe mars 2018. Synimi ka qenë përforcimi dhe përhapja e njohurive të ndryshimeve të reja mbi Anti-Mafia për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë nga rrethet gjyqësore. Publiku pati mundësinë të njihej me zhvillimet historike të ligjit, problemet dhe sfidat në zbatimin e tij dhe përmirësimet e mundshme në të ardhmen. Trajnimi shërbeu si një mundësi për magjistratët shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar dhe për të ndarë përvojën mbi ligjin e Anti-Mafia si lidhur me interpretimin, po ashtu dhe zbatimin e tij”, thuhet në njoftim.

Më datë 6 nëntor është mbajtur seminari me temë: “Teknikat për Hetimin e Krimit Financiar”. Seminari u mbajt në Korçë dhe u ndoq nga 14 oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe komisariatet të saj. “Ky seminar u hartua në kuadër të nën- aktivitetit 1.2.21 të Planit të 3-të të Punës së PAMECA V “Seminare vendore për hetimin e krimit financiar të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike”. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i teknikave për identifikimin e treguesve të shkeljeve financiare, të kuptuarit e skemave për pastrimin e parave, teknikat për të goditur pastrimin e parave dhe konkretisht, ofrimi i mbështetjes për të zhvilluar më tej kompetencat hetimore financiare të oficerëve të policisë gjyqësore”, njoftoi PAMECA. Më 12 nëntor është zhvilluar një tjetër trajnim, këtë herë në Akademinë e Sigurisë, ku efektivët e rinj që do të dalin po marrin direktiva konkrete se si të godasin këtë fenomen të jashtëligjshëm. “Përmbajtja e modulit të këtij trajnimi përfshinte: teknikat për të zbuluar treguesit e shkeljeve financiare, të kuptuarit e skemave të pastrimit të parave, metodat për të parandaluar dhe luftuar pastrimin e parave si të ardhura nga trafikimi i drogës. Ky aktivitet shërbeu për të ofruar ekspertizë profesionale si dhe për të përmirësuar më tej kapacitetet e oficerëve të zbatimit të ligjit sa i përket teknikave për hetimin e krimeve financiare”, bëri të ditur PAMECA. 

Më të lexuarat