Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërpriten reshjet e dëborës në vend, përmirësohet situata në disa akse rrugore, vijojnë të jenë të bllokuar ende disa fshatra

Postuar: 12/01/2019 - 07:57

Situata e motit është përmirësuar ndjeshëm ditën e djeshme, pasi në thuajse gjithë vendin ka pushuar bora. Gjatë ditëve të fundit, si pasojë e rënies së reshjeve të shumta të dëborës dhe ngricat sollën probleme në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit, ndërsa mjaft fshatra mbetën të izoluar. Ndërkohë që në disa zona të ndryshme mungonte energjia si dhe u pezullua mësimi. Por dje vendi iu rikthye pak nga pak normalitetit. Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, situata në Lezhë është përmirësuar, pasi reshjet janë ndërprerë, ndonëse temperaturat vijojnë të ulëta.

“Qafa e Kashnjetit vijon të jetë e bllokuar nga akulli dhe për rrjedhojë nuk bëhet mësim në fshatrat Kalivac e Ungrej. Sa i takon furnizimit me energji elektrike, raportohet se është i plotë. Edhe në bashkinë Kurbin situata paraqitet e normalizuar, furnizimi me energji është i plotë dhe mësimi nëpër shkolla zhvillohet rregullisht. E bllokuar paraqitet edhe rruga Gallatë-Vinjollë”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Emergjencat Civile bënë me dije se edhe në Mirditë situata është në përmirësim por problemet vijojnë pasi mësimi nuk zhvillohet në asnjë shkollë dhe në disa rrugë të qendrave të njësive administrative si Selitë, Kacinar dhe Fan kalohet me zinxhirë. Ndërkohë që mungesa e energjisë elektrike, si rezultat i rëndesës së dëborës (70 cm), raportohet vetëm në fshatrat Perlat, Malaj e Rrushkull. Ndërsa e bllokuar është vetëm rruga e Lurës. Ndërkohë, sipas njoftimit të EC në qarkun Kukës vijon të jetë i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë. Nga ana tjetër, ditën e djeshme Qarku i Dibrës ishte i dominuar nga bora dhe ngricat, të cilat kanë “paralizuar” zona të tëra, edhe pse reshjet kanë pushuar. Mësohet se 30% e njësive administrative janë pa energji elektrike prej dy ditësh, ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m. Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët dje kanë kërkuar ndihmë, pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor. Ndërsa aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/01/2019 - 23:50

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka bërë një analizë të hollësishme të ngjarjeve të fundit në vend, që nga Qeveria e re e deri tek zgjedhja e Kryesisë së Re të P

Postuar: 20/01/2019 - 23:30

Pas akuzave të LSI-së në drejtim të tij, të cilët e bëjnë fajtor për gjendjen ekonomike në të cil

Postuar: 20/01/2019 - 20:51

Ish-ministri socialist Niko Peleshi ka publikuar pak më parë një shkrim ku i referohet Institutit

Postuar: 20/01/2019 - 19:53

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dhënë një intervistë për gazetën “Albanian Daily

Postuar: 20/01/2019 - 18:52

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se një ndër bukuritë e rralla t

Postuar: 20/01/2019 - 18:17

Kryeministri Rama i ka ngarkuar ish-ministrit të Jashtëm, pas shkarkimit ‘kujdestarinë&rsqu

Postuar: 20/01/2019 - 17:57

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmit Bushati, në një intervistë për gazetën Albanian Daily News, ka thë