Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndërsa në Kuvend kërkohet shkarkimi i Ilir Metës, vjen reagimi i papritur i Monika Kryemadhit, zbulon vendimin e rëndësishëm që ka marrë: Lajm shumë i keq...

Postuar: 13/06/2019 - 11:15

Në seancën e sotme plenare, kuvendi zhvillon mocion debati për rezolutën kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën e tij në orën 12:00.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka preferuar të heshtë për këtë vendim të socialistëve. Sot ajo ka vendosur të komentojë vendimin e Holandës për çeljen e negociatave këtë qershor.

Ajo gjithashtu shprehet se vendimi i opozitës për kryeministrin Rama nuk ka ndryshuar. Ajo shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas.

Reagimi i plotë

Hollanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.
Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian. 
Ky votim i Parlamentit hollandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit. 
Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.
Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?! 
Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar. 
Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas! 
Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 16:35

Presidenti Ilir Meta, ndonëse kishte njoftuar se konferenca e jashtëzakonshme do të zhvillohej në orën 14:00 ajo nisi një orë me vonesë.  I pyetur nga gazetarët se cili ishte shkaku i kësaj vonese, Meta t

Postuar: 15/11/2019 - 16:25

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e fortë se “me një dekret mund të shpërndajë par

Postuar: 15/11/2019 - 16:22

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka deklaruar se publikimi i betimit në Fletoren

Postuar: 15/11/2019 - 16:12

Presidenti Ilir Meta ngriti një dolli për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.  

Postuar: 15/11/2019 - 16:12

Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë të hënën penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtës

Postuar: 15/11/2019 - 16:02

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 16:01

Ditën e djeshme , KLP renditi Arta Markun në vendin e dytë për postin e Prokurores së Përgjithshë