BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndërtimet pa lejë vijojnë “lulëzimin”, Prokuroria: 1310 procedime penale e 797 të dënuar, shumica në Tiranë e Durrës

Ndërtimet pa lejë vijojnë “lulëzimin”,

Ndërtimet pa lejë vijojnë të mbeten problem për Shqipërinë, pavarësisht se qeveria i ka shpallur luftë këtij fenomeni. Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë, vetëm gjatë vitit të shkuar janë kryer 1310 procedime për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, që kanë sjellë edhe dënimin e 797 personave. Prokuroria nënvizon se numri vjen në ulje krahasuar me një vit më parë, kur për këtë vepër u kryen 1987 procedime dhe u dënuan 519 persona, ndërsa sipas saj, numri më i ulët i hetimeve për ndërtime pa leje i takon vitit 2016, kur u regjistruan 893 procedime. Numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e kanë prokuroritë e shkallës së parë Tiranë e Durrës, që përbëjnë 16 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi dhe në vijim prokuroria e shkallës së parë Shkodër që ka regjistruar 13 % të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Në lidhje me arsimin e të pandehurve për vlerat që kanë të bëjnë me cenimin e regjimit juridik të tokës, rezulton se 40,04 % janë me arsim të mesëm, 4,36 % të pandehur me arsim të lartë dhe pjesa tjetër prej 55,60 % me arsim 9 vjeçar. Në sektorin privat rezultojnë të punësuar 35,57 % e të pandehurve, në sektorin shtetëror 1,93 % dhe pjesa tjetër e të pandehurve prej 62,50 janë të papunë. Nga treguesit vërehet se 40,15 % e të pandehurve kanë vendbanimin në qytet, ndërsa 59,85 % prej tyre në fshat. Pra, për këtë grup vërehet tendenca më e lartë në fshat. Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se pjesa më e madhe e tyre janë të padënuar më parë dhe rreth 1 % e të pandehurve janë të dënuar më parë. Ndërkohë, pak ditë më parë Policia ka proceduar 66 persona për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore. Po ashtu është proceduar penalisht edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për shpërdorim detyre. Ky i fundit dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa dokumentacionin përkatës. 13 raste janë evidentuar dhe ndëshkuar në qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë, 5 raste në qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat.

Më të lexuarat