Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndeshja Turqi-Shqipëri/ Trajneri Reja del në konferencë për mediat, ky është urdhri i prerë për lojtarët

Postuar: 10/10/2019 - 18:38

Para pak minutash u mbajt konferenca për shtyp e trajnerit të kombëtares, Edi Reja në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes në Stamboll. Trajneri u shpreh se kërkon ndaj lojtarëve vëmendje maksimle nesër në fushë.

"Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtar që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.E njoh skuadrën Turke. Kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme. Ka fituar kundër Francës. Kanë treguar një lojë shumë të mirë. Kanë marrë dhe rezultatet shumë të mira.Duhet të jemi taktikisht të rregullt. Ka lojtarë të fortë dhe teknikisht të përgatitur. Kanë shënuar gola dhe nga goditje dënimi. Duhet të tregojmë vëmendje gjatë gjithë lojës. Dua të shikoj përmirësime nga skuadra ime. Kemi bërë një punë të mirë. Dua një përqëndrim maksimal, vëmendje maksimale dhe të shprehim lojën tonë."- tha trajneri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit