Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndizen debatet për dekriminalizimin, PD paralajmëron betejë të fortë për Shkodrën, Pjerin Ndreun përplaset me Ivi Kason

Postuar: 18/08/2019 - 08:26

Procesi i dekriminalizimit ka rikthyer përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës. Dalja në pah e dënimit për Valdrin Pjetrin ishte një goditje e fortë për socialistët dhe PD po e shfrytëzon këtë gjë mjaft mirë. Dita e hënë pritet të ndezë akoma dhe më tepër përplasjet, pasi aty do të vendoset dhe fati i Bashkisë së Shkodrës. Dega Shkodër e Partisë Demokratike ka paralajmëruar ditën e djeshme se të hënën do të ketë protesta në Shkodër, ndërkohë që pritet që të konstituohet këshilli bashkiak dhe Partia Socialiste të fusë në lojë nënkryetarët. Opozita ka bërë thirrje për Partinë Socialiste që të mos e kthejë Shkodrën në fushëbetejë. “Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës. Çdo përpjekje për të injoruar me arrogancë mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta moniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të Partisë Socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar”, ka deklaruar ditën e djeshme Partia Demokratike, Dega Shkodër. Më tej ajo u ka bërë thirrje qyetarëve të Shkodrës që të bashkohen në protestë, ku kanë theksuar se do të jetë paqësore. “Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëria shkodrane ka promovuar në histori”, ka apeluar Partia Demokratike.

Përplasja e PD-së me Pjerin Ndreun

Dekriminalizmi ka përplasur PD dhe me kryebashkiakun e ri të Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit ishte pjesë e listës që nxori Basha me 27 emra të inkriminuar. Në reagimin e tij, Ndreu i është drejtuar kreut demokrat Lulzim Basha dhe i ka thënë se do të shihen në Gjykatë. Pjerin Ndreu është shprehur se akuzat e ardhura nga Partia Demokratike nuk janë të vërteta. Por ndaj tij reagoi këshilltari ligjor i PD, Ivi Kaso. Ai e ka konsideruar Pjerin Ndreun një kriminel që ka uzurpuar me dhunë Bashkinë e Lezhës dhe që Partia Demokratike nuk do e lejojë diçka të tillë që të ndodhë. “Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe krimineleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit. Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar”, ka deklaruar Kaso. Akuzat ndaj Pjerin Ndreut nuk kanë ndalur, ai u quajt nga Kaso një kriminel që ka shkelur ligjin pasi është kapur sipas tij në Dibër duke vjedhur votat. “Zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen! Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme”, ka thënë ditën e djeshme Ivi Kaso. 

Arbjona ÇIBUIKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:27

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk ka pranuar të b

Postuar: 20/09/2019 - 23:00

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në

Postuar: 20/09/2019 - 22:55

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qënd

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajto

Postuar: 20/09/2019 - 22:16

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhj

Postuar: 20/09/2019 - 22:11

Avokati Spartak Ngjela, nuk e sheh aspak të nevojshëm këtë dialog.

Postuar: 20/09/2019 - 21:58

Juristi i CEZ Romeo Kara i ka shkruar një koment të gjatë ish-kryeministrit Berisha, në statusin