BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Politike

Ndizet fushata, PS-PD sulme e akuza në distancë, Rama i përgjigjet Bashës, opozita akuza qeverisë për ekonominë

Ndizet fushata, PS-PD sulme e akuza në distancë, Rama i

Mazhoranca dhe opozita kanë zhvendosur online përplasjet mes tyre. Teksa na ndajnë rreth 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, beteja po bëhet akoma dhe më e fortë. Të premten kreu demokrat Lulzim Basha publikoi një video të një familje të varfër duke sulmuar qeverinë. Dje kryeministri Edi Rama reagoi ndaj postimit të Bashës teksa konfirmoi se kjo video ishte e tre viteve më parë. Kryeministri u shpreh se duhet patur shumë kujdes nga dezinformimi dhe sipas tij ky veprim i Bashës ishte për të ardhur keq. Në lidhje me këtë video ka reaguar edhe kryefamiljari i shfaqur në video. Agim Qosja tha se Lulzim Basha nuk mund të bëhet kryeministër duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbënguli se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë, ndërkohë që gjendja në familjen e tij ka ndryshuar plotësisht. “Nuk mund përdoren për qëllime politike, një video e dy jetimëve. Si mund të bëhet kryeministër një person që merret me dy jetimë? Këtë do e ndjekë edhe në rrugë ligjore, do e padis Bashën pasi kjo nuk është më gjendja ime reale që kur shtëpia ime është rikonstruktuar nga Elvis Naçi dhe nga komuna na kanë ndihmuar me librat e fëmijëve sot dhe vetë jam në punë. Nuk është politikan një njeri që merret me jetimet dhe video të së kaluarës. Jam ndjerë shumë keq dhe nuk dija gjë. Më thotë një shok që është publiku fëmija dhe u habita pasi ajo është shumë kohë më parë. Më ka rikthyer në mendje një gjë shumë të hidhur për mua dhe fëmijët, në një kohë që unë luftoj e punojë që fëmijët ta harrojnë atë periudhë të vështirë dhe këto ma rikujtojnë”, tha kryefamiljari Agim Qosja.

Partia Demokratike vijon me kritika të tjera

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku këtë fundjavë ishte në Zall-Herr, ku denoncoi infrastrukturën e munguar në këtë zonë. Edhe pse morën premtimin e demokratëve se gjithçka do ndryshojë pas 25 prillit, banorët e zonës thanë se ndjehen të braktisur pasi jeta e tyre është shndërruar si në Mesjetë. Banorët kanë kërkuar investime sidomos për energjinë elektrike, e cila në fshatin Priskë mungon. “Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e paguar, nuk ia dua kafen. Unë dua investim, jo vetëm personal, por e dua për të gjithë fshatin. Në Priskë ne nuk kemi drita, jetojmë si në mesjetë. Më 31 dhjetor ika të marr një kandil me vaj se s’kishim drita në fshat”, u shpreh një prej banorëve. Përballë gjithë këtyre shqetësimeve, Jorida Tabaku fajësoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj nuk ka bërë asnjë investim në këtë zonë të drejtuar nga e majta. Tabaku u shpreh se qytetarët nuk e duan këtë modelin e dikujt që rrit taksa dhe gënjen. “Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Rama pastron paratë e krimit dhe drogës ndërsa Shqipëria zhytet në mjerim. Ndërsa Veliaj endet krenar me njollën e korrupsionit, mafies dhe hajdutërisë duke kërkuar vota. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët. Në 25 prill do të nisim një kapitull të ri, me një frymë dhe për ne si PD me një zotim për t’u mbajtur. Të rindërtojmë Shqipërinë ashtu si e meriton! Të rikthejmë shpresën dhe të sjellim të rinjtë shqiptarë për ta ndërtuar këtu të ardhmen e tyre”, tha Tabaku.