BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndizet lufta, Rama i jep goditjen e parë Metës: Po përpëliten ata që kanë masakruar vendin për vite me radhë, shqiptarët të mos humbin kohë me ta

Ndizet lufta, Rama i jep goditjen e parë Metës: Po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të parën herë mbi vendimin e presidentit Ilir Meta, për të zbritur në shesh kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i shkojnë pas Metës dhe opozitës, ndërsa u shpreh se gjithë ky mllef vjen për shkak të mbështetjes në Konferencën e Donatorëve. “Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën”, ka deklaruar Rama në profilin e tij. Kryeministri ka bërë apel për qytetarët që të mos humbin kohë me ata që kanë brenda vetes vetëm urrejtje. Rama theksoi se vendi do të ecë përpara vetëm nëpërmjet reformave. Më tej ai i ka dhënë edhe një goditje tjetër presidentit Meta, duke u shprehur se Shqipëria i ka lënë pas ata dhe po ecën para duke kryer punët, që kur ata i kishin në dorë nuk i bënë. “Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, ka shkruar Rama.

Reagon mazhoranca

Sakaq pas kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. I ftuar në një studio televizive, Bushati komentoi deklaratat e presidentit Ilir Meta. Bushati komentoi thirrjen e Metës për manifestim më 2 mars, duke thënë se asgjë nuk do të ndodhë në 2 mars, madje tha se është i gatshëm të japi intervistë në 3 mars. Deputeti Bushati tha se Meta duhet të jepte dorëheqjen dhe të bënte opozitë, pasi sipas tij, të gjitha këto lëvizje të presidentit janë politike. “Janë çështje të opozitës. Mendoj që Presidenti duhet të jetë një figurë jashtë politikës, por Meta fatkeqësisht nuk e arrin dot dhe nuk e ka pasur pjekurinë politike për ta bërë këtë, për t’u distancuar nga politika, ashtu siç e ka në stofin e tij dhe si një nga aksionerët kryesorë të partisë së tij. Nuk është fare dinjitoze të merret me politikë, argumentet që ngre janë tërësisht politike. Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penalitetin dhe tonet e opozitës që sjell presidenti, pra sa alarmante e dëshpëruese janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina opozita dhe t’ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me mazhorancën, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë”, tha Bushati.

Sulmet ndaj ministrave

Deputeti Bushati ka dhënë edhe mendimin e tij se pse Kryemadhi dhe Meta godasin ministren Gjonaj. Sipas tij Gjonaj është përgjigjur në mënyrë dinjitoze ndaj tyre.“Ministrja Gjonaj është përgjigjur në mënyrë dinjitoze, nuk kam përgjigje. Mund të kishte ngritur shumë padi të tjerë, por i ka dhënë këtë përgjigje. Presidenti nuk është koherent. Nuk ka pse i hyn detajeve të merret me ministren, kur merret me Gjykatën Kushtetuese, kështu ai zhvlerëson qëllimin e tij. Më vonë ai mund të kalojë edhe te një drejtor, te një deputet, dhe kjo nuk është serioze”, tha Bushati. Ai u pyet edhe për faktin që nuk ka shumë reagime nga mazhoranca. Bushati tha se kjo ka ndodhur për arsye se, ajo që po bën presidenti është pa rëndësi. “Nuk e quajmë me rëndësi këtë që bën Presidenti. Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë me mazhorancën në këtë pikë, dhe nuk janë me opozitën apo me zërin opozitar të presidentit. Prandaj, nuk dua të komentoj këtë çështje. Nuk ka puç shteti, është si të themi ka jetë në Mars. Meta po e bën për të tërhequr vëmendjen, pas Konferencës së Donatorëve”, tha ai.

Më të lexuarat