BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e

Teksa po afrojnë Kuvendet e 11 dhe 18 dhjetorit, situata në PD po nxehet nga dita në ditë. Në një dalje publike kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte mbledhur firmat me ndihmën e grupeve kriminale dhe deputetëve të Ramës. Ndërkohë që kanë filluar të dalin emra të dyshimtë që po e mbështesin ish-liderin demokrat. Ish-deputeti demokrat Endri Hasa ka publikuar një video ku janë delegatët për mbledhjen e firmave për Kuvendin e datës 11 dhjetor. Ai tha se persona të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Sipas tij, një përfaqësues i Tom Doshit ka firmosur si delegat për Kuvendin e 11 dhjetorit. “Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit. Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor. Është e qartë që përçarja e PD-së është interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij “non grata”. Demokratët do të vazhdojnë betejën e tyre kundër regjimit të Ramës dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij”, deklaroi ish-deputeti.

Bejko paralajmëron sulme

Nga ana tjetër deputeti i PD, Roland Bejko paralajmëroi se në datë 11 dhjetor pritet të ketë një sulm ndaj selisë së PD. Ai tha se Berisha do ta pushtojë selinë e PD me forca paramilitare teksa shtoi se nuk do të jetë i pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit. “Asnjë qeveri nuk largohet me protesta, këtë e treguan protestat e shumta që kemi. Ndaj meje kanë filluar të bien këto mesazhet sulmuese, e dinë se nuk mund të ndërroj rrugë. Nuk kam për të qenë kurrë si kolegët e mi që futen në hije, e shkojnë në çadrën e Berishës. Këtu e kam për studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, nuk ma merrte mendje që do të futeshin në hije, të shkonin me Berishën. Në datën 11 dhjetor unë do të jem në jug. Do ta ndjek, do shoh lajmet. Pas 11 dhjetorit, Berisha, pavarësisht se çfarë do të bëjë, të vejë të pushtojë selinë e PD-së, do ta pushtojë me forca paramilitare, do të veshë tërësisht kostumin që i takon. Ky do të ishte lajmi më i mirë, pasi mbreti do të dilte lakuriq”, u shpreh Bejko. Deputeti tha se demokratët kanë zero mundësi për të ardhur në pushtet me Berishën. Sipas tij, sa më shpejtë të distancohen demokratët nga Berisha aq më mirë do të jetë që ata të mos i bashkohen marrëzisë së ish-kryeministrit. “Me Berishën nuk vihet kurrë në pushtet, ka zero shanse, me Bashën kanë 18% shanse. Demokratët duhet të distancohen menjëherë nga Berisha se sa më shpejt aq më mirë, mos të ndjekin marrëzinë”, tha Bejko.