Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndjekje penale për shitësit e diplomave, Nikolla takim tensionues me drejtuesit e universiteteve të mbyllura

Ndjekje penale për shitësit e diplomave, Nikolla takim tensionues me drejtuesit e universiteteve të mbyllura

Postuar: 06/08/2014 - 10:14

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, një ditë pas prezantimit të raportit për verifikimin e ligjshmërisë së universiteteve, ka zhvilluar një takim tensionues me drejtuesit e universiteteve, për të cilat u dha rekomandim për mbyllje dhe heqje licence për një periudhë 2 vjeçare. Takimi i ministres me drejtuesit e universiteteve, është shoqëruar me debate dhe akuza sa i takon masave të marra nga qeveria për këto universitete. Në fjalën e saj ministrja Nikolla, deklaroi se qeveria dhe MAS janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund reformës, ndërsa tha se do të ndiqen penalisht shitësit e diplomave. Sipas saj, raporti është vetëm hapi i parë për heqjen e pjesës së kalbur nga sistemi i arsimit të lartë. “Mendojmë që kemi bërë gjënë e duhur duke parë me sytë e të ardhmes dhe fëmijëve tanë. Ju garantoj që ne po vijojmë me masat për të menaxhuar gjithë këtë situatë që unë do ta quaj një situatë emergjente që lidhet me vijueshmërinë e studimeve të studentëve të 18 institucioneve që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për ti sistemuar në institucionet tona të arsimit të lartë. Procesi ka filluar që në muajin tetor”, deklaroi ministrja. 
 
Kallëzime penale për abuzuesit
 
Përpos masave administrative pritet të ketë edhe kallëzime penale për personat që kanë shkelur ligjin. “Në këtë proces të verifikimit të ligjshmërisë janë hasur shpesh veprime apo sjellje të personit juridik, pra të institucionit, të cilat përbëjnë vepra penale dhe dënohen sipas legjislacionit penal në fuqi. Për këtë shkak nga ana e MAS, përveç kallëzimeve për individë të ndryshëm të përfshirë në konsumimin e veprave penale, do kallëzojë penalisht edhe personat juridikë që me mënyrën e tyre të të organizuarit dhe të funksionuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale. Njëkohësisht do kërkojmë që nga ana e prokurorisë të merret masa e sigurisë për bllokimin e aseteve të kompanive që qëndrojnë pas këtyre personave juridikë”, thuhet në njoftimin e MASH.
 
Sistemimi i studentëve
 
Ndonëse nuk është vendosur përfundimisht mënyra konkrete se si do të procedohet me studentët, të cilët aktualisht janë regjistruar dhe vazhdojnë studimet në universitetet e propozuar për pezullim dhe heqje licence, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka bërë me dije se do të bëhet sistemimi i tyre në bazë të vërtetësisë së dokumenteve dhe krediteve të marra. Nikolla garantoi sigurinë juridike dhe se asnjë vendim që do të merret në vijim nuk do të cenojë diplomat e marra deri më tani. Ndërkohë që, një nga alternativat më të mundshme lidhet me transferimin e këtyre studentëve në universitetet të tjerë shtetërorë apo privatë që do të vijojnë aktivitetin. “Qetësisht duke vijuar studimin e këtyre të rinjve duke garantuar një përgjegjësi tërësisht të re dhe pse dua ta theksoj fort, nuk është faji i kësaj qeverie që arritëm deri këtu. Pezullimi do të jetë për 2 vjet, sipas ligjit. Nëse ju plotësoni kriteret që kërkohen, rrisni standardet, atëherë do riktheheni sërish në aktivitet. Në të kundërt do zbatohet ligji. Kjo është e vërteta e ditëve që do ndodhë”, deklaroi Nikolla.  Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par