BREAKING NEWS

Një tjetër shtet po bëhet gati të sulmojë Ukrainën, Britania ndërhyn për të parandaluar kaosin, ja prapaskenat e bujshme që pritet të ndezin luftën

Një tjetër shtet po bëhet gati të sulmojë
x
BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x

Politike

"O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i..."/ Spiropali shpërthen ashpër ndaj Sali Berishës: Shqipëria nuk e meriton fytyrën tënde, ju keni bëma shumë të rënda

"O Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i..."/

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha pas akuzave të tij për gjendjen e mediave në Shqipëri.

Duke folur në Kuvend ajo tha se Berisha është i fundit që mund të flasë për mediat, pasi ka provuar që për veten dhe familjen e tij është i gatshëm ti vërë zjarrin vendit.

“Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së? Në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado që ti biesh në fund të nxjerr askund. Ke marrë me vete dhe ata të gjorë që të ndjekin, i ke mbyllur çdo rrugë PD-së.

Ti për veten dhe familjen je i gatshëm të djegësh jo partinë, por edhe Shqipërinë. Kur flet pi për lirinë e medias dhe përmend ti Ramën si në krye të regjimit, Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka shkuar me ikjen e Berishës si kryeministër.
Koha kur televizioneve u bllokoheshin llogaritë, ka kaluar me perëndimin tënd Sali”, tha Spiropali.

Sipas saj “Nuk duhet harruar një gjë, të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias, janë pjesë e damkës që të është vënë ty mbi minimin e demokracisë. Nënkryetarja e AMA-s u zgjodh nga këta deputetët që ishin këtu. Ju keni bëma shumë të rënda në raport me median. Në katër vitet e shkuara Krasniqi ka qenë drejtuese të ATSH-së, por s’na ka ne avokat mbrojtës këtu. Por që ngrihet një njeri i damkosur këtu…o Flamur pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i Flamurit. Rri aty ku je. Mirë që ti që na ke lënë Sali po këta të gjallët pse të ndjekin ty. Thua vazhdimisht që kanë frikë prej meje, por ku për ne kundërshtar më të mirë se ti. Ne ku ta gjejmë por nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë. Kur jeni në pushtet me kërbaç mbi median e keni dëshmuar vit pas viti. Kur jeni në opozitë jeni kontribuesit më të madh të probleme që ka sot media, fake news”.

Spiropali ka qenë e ashpër ndaj Berishës dhe opozitës, duke thënë se jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë

“Keni 31 vite që bërtisni liri demokraci, jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesës së lirisë, e mungesës së produktivitetit të lirisë. E shihni lirinë si mundësi kundër kundërshtarit, jo për të ndërtuar. Këtu buron dhe mungesa e besueshmërisë së lirisë së mediave tuaja.

Ju nuk mund të prodhoni gjë as në televizione, as në portale, as në politikë. Frymëzuesi i kësaj kulture është ai që ngriti kupën dje.Nuk jeni ju gati t’i afroheni asnjë lloj pushteti, ndjesë pastë pushteti juaj”, tha Spiropali.