BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

“Ndrangheta”, Rama: Tymnajë e neveritshme, nuk ka asnjë provë për lidhje me qeverinë, boll u morët me përgjime delirantësh

“Ndrangheta”, Rama: Tymnajë e neveritshme, nuk ka asnjë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje për herë të parë për përgjimet e Antimafias italiane. Në përgjimet që i janë bërë grupit “Ndrangheta”, dalin edhe emra politikanësh shqiptarë dhe kjo ka trazuar ujërat në Tiranë. Personazhet në fjalë flasin për ndërtime kullash në Shqipëri me para të pista, ndërsa dje kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrimin e tij zyrtar. Gjatë një konference për shtyp Rama u shpreh se për këto përgjime nuk ka asnjë provë, ndërsa theksoi se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhur nga opozita. Ai vijoi më tej duke thënë se më këtë çështje është bërë keqinformim i publikut. “Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp. Kjo është një marrëzi e pashoq, flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, por s’ka fakte, s’ka prova, dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. S’kam asgjë për të thënë për këtë. Kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave. Në vend që të bëhet informacion bëhet dezinformacion”, tha Rama.

Rama i përgjigjet opozitës

Kryeministri Edi Rama u është kundërpërgjigjur të gjithë skeptikëve dhe opozitës në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane, ku flitej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit. Kreu i qeverisë nuk e pranoi që në vendin tonë bëhet pastrim parash, ndërsa shtroi pyetjen nëse gazetarët gjenin ndonjë shtet ku nuk bëhej. Mes të tjerash Rama tha se Shqipëria ka rregulla të shtrënguara për verifikimin e pasurive. “Të gjitha ato janë marrëzira dhe përgjime delirantësh, e kanë përshkruar Shqipërinë, siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, të drogës, vendin ku bëhet pastrim parash. Po a ka pastrim parash?! Ku nuk ka! Dini ndonjë vend ku nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, kanë institucione kundër pastrimit të parave. Në Shqipëri, rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të rrepta. Blen një shtëpi një emigrant apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Bëni një hetim dhe do të jetë shumë i mirëseardhur hetimi sepse do të na ndihmojë dhe ne”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama kërkon hetim

Ndër të tjera, Rama u shpreh se lidhur me këtë duhet të hetojë drejtësia. Ai vijoi më tej duke cituar edhe konkluzionin e prokurorisë italiane që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. “Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia. Sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: “Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël. Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja”, theksoi ai. Sakaq, kryeministri Rama duke folur për përgjimet e Antimafias italiane foli edhe për faktin se aty përmendet edhe këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla por edhe vetë Presidenti. Ai u shpreh se pavarësisht se flitet për ta, kjo nuk provon asgjë, pasi nuk ka prova. “Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënën vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, tha ndër të tjera Rama.

Më të lexuarat