Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë, zëdhënësi i Hahn sqaron deklaratën

Postuar: 11/07/2018 - 17:59

Një zëdhënës i Komisionerit europian për Zgjerimin Johannes Hahn, sqaroi të mërkurën se zyrtari i BE-së nuk sugjeroi një ndryshim kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë në deklaratat e bëra në një konferencë më parë gjatë ditës.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media greke “Kathimerini”. Reagimi vjen pasi mediat greke raportuan se Hahan deklaroi se do ketë ndryshim kufijsh me finalizimin e marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

“Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” shtoi.

“Më herët, Komisioneri ndezi polemika në mediat lokale pasi sugjeroi se negociatat ndërmjet dy vendeve për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çonin në një ‘ristrukturim të kufijve’”, raporton “Kathimerini”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 09:20

Dy kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Fitim Zekthi dhe Preç Zogaj kanë shpjeguar edhe votën e tyrë në lidhje me djegien e mandateve.
 

Postuar: 21/02/2019 - 09:03

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendime

Postuar: 21/02/2019 - 09:00

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjidhi ditën e djeshme ngërçin e krijuar me çështjen e Izet Haxhisë.

Postuar: 21/02/2019 - 09:00

Dështon plani i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të sulmuar deputetët

Postuar: 21/02/2019 - 08:59

Djegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re.

Postuar: 21/02/2019 - 08:51

Ambasada amerikanë në Tiranë nxit pjesëmarrësit që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për