BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ndryshimet kushtetuese, aleatët e Bashës: PS po tenton të shkaktojë konflikt, hapja e listave lojë e pisët e Ramës

Ndryshimet kushtetuese, aleatët e Bashës: PS po tenton të

Aleatët e Bashës janë rreshtuar kundër ndryshimeve në Kushtetutë. Pak ditë më parë teksa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dha dakordësinë për të përkrahur propozimin e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për të hapur listat dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve. Kjo kërkesë pritet që sot të marrë dritën jeshile në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, por ka rindezur edhe debatin politik për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës joparlamnetare. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi se është kundër ndryshimeve kushtetuese për disa arsye, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se me shkeljen e syrit që i ka bërë opozitës së re, ka si synim sipas tij, shkatërrimin e paktit të 5 qershorit të arritur në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë mes PS, PD dhe LSI për reformën zgjedhore. “Si fillim duhet të kuptojmë pse Ramës 5 qershori i rri ngushtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, me atë marrëveshje Rama u detyrua të pranojë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe ndëshkim të krimit zgjedhor, ishte e drejtë. Fakti që mazhoranca u detyrua, nën trysninë ndërkombëtare të pranojë kushtet e opozitës, do të thotë se edhe nga ndërkombëtarët ai shihet si shkelësi i zgjedhjeve. Prandaj ai po përpiqet të bëjë çmos që ta shkatërrojë 5 qershorin dhe lëvizjet më të fundit përfaqësojnë një hedhje poshtë të marrëveshjes së arritur me mirëbesimin e partnerëve tanë. Nëse do të ishim në një situatë normale, debatet mbi pragun, sistemin, koalicionet, do të ishin të mirëpritura nga ana ime dhe e kolegëve të mi të partive të vogla, megjithatë forma që mori debate, pra si një përpjekje për të ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, për të anestitizuar frikën nga humbja, është e turpshme”, deklaroi ai.

PS po tenton të shkaktojë konflikt

Më tej në prononcimin e tij për gazetën “SOT”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste po tentojnë të shkaktojnë konflikt, për shkak se sipas tij, e kanë pranuar propozimin e opozitës së re me vetëdije dhe duke përjashtuar konsensusin. Sipas tij, nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese një vit para zgjedhjeve dhe mbi të gjitha të njëanshme. “Debatet për ndryshime kushtetuese nuk mund të ndodhin në këtë mënyrë pasi jemi më afër se një vit përpara zgjedhjeve dhe mbi të gjitha pa konsensus. Është në tërësinë e vet një manovër për të menaxhuar humbjen e Ramës, si dhe njëkohësisht një përpjekje për të shkaktuar një konflikt nga i cili ai do të përfitojë në kurriz të shqiptarëve dhe integrimit të vendit”, nënvizoi Duka. Por më i ashpër në prononcimin e tij ishte kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat e cilësoi dje nismën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e koalicioneve si një aventurë të rrezikshme, që sipas tij, fut vendin në një përplasje të pashmangshme civile e politike. “Së pari, është propozim absurd, se me ligjin aktual, pragu është shumë herë më i lartë, në qarkun e Kuksit arrin deri në 25%. Pragu ka vlerë, kur flasim për një sistem proporcional kombëtar. Deputetët e mbetur në Kuvend, thjesht janë ushtarë të bindur të Ramës. Heqja e koalicioneve, tregon që Rama është nën trysninë e humbjes së thellë dhe se ata deputetë që e kërkojnë janë nën efektin e pushtetit miklues e korruptiv të Ramës. Kjo është një aventurë e rrezikshme, që jo vetëm minon marrëveshjen dhe pengon integrimin, por fut vendin në një përplasje të pashmangshme civile e politike”, deklaroi Ndoka.

Më të lexuarat