Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Ndryshimet kushtetuese ende në ngërç, reagon zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë

Ndryshimet kushtetuese ende në ngërç, reagon zyra e OSBE-ODIHR

Palët politike duke se nuk po gjejnë dakordësi në Këshillin Politik, pasi opozita e Bashkuar kërkon futjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, ndërsa mazhoranca e cilëson këtë një taktikë për të zvarritur procesin, vjen edhe reagimi i OSBE-ODIHR.

Zyra e OSBE-ODIHR në Varshavë ka folur në lidhje me debatin për reformën zgjedhore. E pyetur nga Neës 24 nëse do jepnin një opinion sa i takon debatit mbi listat e hapura dhe koalicionet, ODIHR thekson:

“Siç e dini, ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad Hoc dhe Këshillit Politik këtë verë para se të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe të shohim përpara për të marrë detaje nga zhvillimet e punimeve në Këshill, mbi aktivitetet e tij dhe se si mund të ofrojmë një ndihmë konkrete”.