BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Ndryshimet kushtetuese, Presidenti Meta bën lëvizjen urgjente, zbulohet çfarë do të ndodhë sot në orën 11:00

Ndryshimet kushtetuese, Presidenti Meta bën lëvizjen urgjente,

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reforma Zgjedhore, Presidenti meta ka bërë lëvizjen e menjëhershme.

Mësohet se Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga të dhënat e para të bëra publike nga Neës24, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.