BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Oliver Varhelyi kërkoi që Parlamenti të presë, Monika Kryemadhi tregon se çfarë po e tmerron kryeministrin Rama: Është në panik

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Oliver Varhelyi kërkoi që

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka komentuar reagimin e djeshëm të komisionierit për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi mazhorancës që të rishohë votimin e Kodit Zgjedhor shprehet se  refuzimi që kryeministri Edi Rama i bëri kësaj kërkese tregon frikën dhe panikun që e ka kapluar për zgjedhjet e 25 prillit.

“Angazhimi i Opozitës së Bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik edhe pse ka qenë një angazhimi vështirë për shkak të sjelljes arrogante apo edhe për shkak të pozicionimeve të mazhorancës apo individëve të caktuar për interesa personale.

Megjithatë, ajo që duam të theksojmë: ne i qëndrojmë Marrëveshjes së 5 Qershorit, Dakordësisë së 5 Qershorit, e cila është një lloj garancie për ndërkombëtarët se nuk krijon ndonjë garanci për qytetarët shqiptarë. Mjafton të shohësh qëndrimin e mazhorancës.

Pavarësisht se komisioneri Varhleyi bëri një kërkesë ku i kërkon mazhorancës të mos tregohet arrogante dhe të presë të paktën opinionin e Komisionit të Veneciuas nuk tregon gjë tjetër veçse panikun, mungesën e besimit që ka Rama dhe grupit të tij sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit”, shprehet Kryemadhi në një deklaratë për gazetarët.