BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

Ndryshimet në Kushtetuese/ Deputeti i Kuvendit del me deklaratën e papritur: Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet!

Ndryshimet në Kushtetuese/ Deputeti i Kuvendit del me deklaratën e

Deputeti Andi Përmeti ka komentuar ndryshimet në Kushtetutë, ku do të sanksionohen listat e hapura dhe praktikisht heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Përmeti tha se ato kanë hequr togfjalëshin që nuk “ndryshohen lista pasi dorëzohet në KQZ” dhe “kanë hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë vota si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë.

Përmeti tha se ato nuk kanë thënë kurrëkund se do të ndalohen koalicionet, dhe sipas ti listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet.

“Neni i kushtetutës i përcaktuar thotë që lista shumë-emërore e një partie nuk ndryshon dot mbasi dorëzohet në KQZ, kjo nënkupton listë të mbyllur. Kush parti dorëzon listën në 12 të natës nuk ke mundësi ta ndryshosh. Ne kemi nënkuptuar votën pëlqyese që i shkon direkt kandidatëve për deputet.

Ne kemi hequr togfjalëshin që lista nuk ndryshon më pasi dorëzohet në KQZ, dhe kemi hapur mundësinë për të pasur lista të hapura që do të thotë se çdo parti përveçse do të marrë votat si parti, qytetarit do ti jepet e drejta që të votojë dhe për kandidatët brenda listës së partisë, duke qenë populli që të zgjedhe përfaqësuesit e tyre.Ne nuk kemi thënë kurrkund që do të ndalohen koalicionet. Unë nuk e kam shprehur, kurrë nevojshmërinë për të ndaluar koalicionet. Listat e hapura nuk i ndalojnë koalicionet dhe kushdo nga partitë mund të ketë mundësinë që të bashkohet dhe ti kërkojë votën qytetarëve. Sigurisht duhet bërë një formulë ndryshe, por në momentin që partitë do të lejohen që të bashkohen para zgjedhjeve do të thotë që koalicionet nuk do të ndalohen.”- tha Përmeti.