BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Politike

Ndryshimet në ligj, hiqet bonusi për bebet që lindin jashtë vendit, synohet të shmangen përfitimet e dyfishta nga familjet që jetojnë jashtë

Ndryshimet në ligj, hiqet bonusi për bebet që lindin jashtë

Komisioni për Çështjet Ligjore diskutoi dje shtesat e reja në ligjin për asistencën sociale, ku në fokus ishte bonusi i bebeve. Sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ky bonus nuk do të jepet më për familjet që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Denada Seferi, tha se me këtë propozim do të shmangen përfitimet e dyfishta nga familjet që jetojnë jashtë vendit, si dhe do të krijohen kushte të barabarta për ata që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë.“Bonus i bebeve u vendos për të mbështetur çdo të porsalindur dhe familjet e tyre. Kjo është bërë në kuadër të rritjes së shtesës së popullsisë. Gjatë viteve 2019-2023 ne kemi ndjekur në vazhdimësi akordimin e 188 623 shpërblimeve për foshnjat e lindura brenda dhe jashtë vendit, kemi parë se gjatë këtyre viteve është rritur ndjeshëm numri i familjeve të mbështetura që nuk janë rezidente në Republikën e Shqipërisë. Në këtë kuadër, me kërkesë të deputetëve dhe të disa grupeve që kanë ardhur me studime nga terreni, kemi arritur në përfundimin se ky bonus duhet të përfitohet vetëm nga qytetarët që jetojnë në territorin e vendit. Nga analiza e kryer, rezulton se prindërit që lindin fëmijë jashtë vendit përfitojnë edhe pagesa nga vendet ku punojnë dhe jetojnë, duke marrë kështu pagesa nga të dy vendet. Me anë të kësaj politike të propozuar ne do të shmangim përfitimin e dyfishtë dhe do të vendosim një kushte të barabarta për foshnjat e lindura në Shqipëri”, deklaroi zv.ministrja e Shëndetësisë. Propozimi nuk u prit mirë nga opozita, e cila vuri në dukje mungesën e raportit dhe ndikimin që ky propozim ka në buxhetin e shtetit. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi nënvizoi se në një kohë kur raportet nga KLSH dhe raportet ndërkombëtare tregojnë abuzime parash dhe humbje miliona lekësh në politika të ndryshme, qeveria dhe parlamenti investojnë shumë për heqjen e bonusit për foshnjat e lindura jashtë vendit.