BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ndryshimi i Kodit Penal, PD: Opozita është e palëkundur, Rama po vepron njësoj si Enver Hoxha

Ndryshimi i Kodit Penal, PD: Opozita është e palëkundur, Rama po

Ndonëse Partia Socialiste ashpërsoj dënimet në Kodin Penal për të gjithë ata që cënojnë procesin zgjedhor, Partia Demokratike “kërcënon” se nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Selia blu iu përgjigj përmes një deklarate për media, paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Ish deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho u shpreh  se asgjë nuk do të mund të shpëtojë Ramë, ndërsa thekson se opozita është e palëkundur kundër pushtetit të tij. “Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, deklaroi ish deputeti Edmond Spaho. Po ashtu edhe ish deputeti Aldo Bumçi komentoi ndryshimet në Kodin Penal të propozuar nga mazhoranca. Gjatë një interviste televizive, ai e krahason kryeministrin Rama me ish diktatorin Enver Hoxha, duke shtuar se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa u tërhequr Rama nga posti i kryeministrit.  “Edi Rama e ka bërë këtë propozim. Qytetarët duhet të kuptojnë se deri ku ka shkuar marrëzia e këtij njeriu. Kërcënohen shqiptarët nga heqja e vizave, por jo nga Edi Rama por nga BE. Opozita nuk do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Kërcënimet me burg Rama nuk i bën kot. Këto janë kërcënime si të Enver Hoxhës, që dëbonte njerëzit dhe iu thotë “jetoni në Shqipërinë që kam ndërtuar unë, në këtë ferr””, u shpreh ish deputeti demokrat Aldo Bumçi. 

Më të lexuarat