Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshimi i kufijve/ Alarmi i Berishës: Vuçiç gati të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës!

Postuar: 18/08/2018 - 13:04

Ish-kryeministri Sali Berisha, priti në një takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasditen e djeshme. Në një deklaratë pas takimit, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës “në interes së Serbisë së Madhe”.
 
“Këto kohë kur në projektin e Serbisë së madhe Aleksandër Vuçic ka marrë përsipër të bëjë gjithçka për tjetërsimin e Kosovës, tjetërsimin e territorit të saj në interes së Serbisë së madhe, kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, është i shqetësuar dhe kjo ishte një nga çështjet kryesore që diskutuan bashkë. Jemi të mendimit se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, është i shenjtë për çdo shqiptar dhe se Kosova ka të gjitha potencialet për të garantuar liritë e të drejtat e qytetareve shqiptare e minoriteteve në territorin e saj. Ideja e Serbisë së madhe është ideja qendrore e gjithë kësaj që po zhvillohet e po ndodh sot”, tha Berisha.
 
“Por mjerimi më i madh se këtë ide apo këtë flamur, Beogradi sot po e shet me argatët e tij albanofonë në Prishtinë. Përveç Vuçiç, Daçiç dhe serbomëdhenjve të tjerë s’ka njeri që mund të mendojë se në territorin e Kosovës ka qoftë dhe 1 m2 tokë serbe, s’ka njeri që mund të mendojë se kufijtë e Kosovës të njohura ndërkombëtarësh, të sanksionuar në rezolutat në organizatës së OKB-së, në projektin Ahtisari, në aktin e Pavarësisë, në marrëveshjen e Kumanovës, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga 115 shtete nga të cilat 95 përqind e tërë botës së lirë mund të vihen në diskutim në një anashkalim, në një shkelmim të institucioneve të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës për qëllime të mirëfillta serbomavie. Agim Bahtiri gjykon se Mitrovica e Veriut është pjesë e bandave të telekomanduara siç është e vërteta dhe se shumica e serbëve duan të jetojnë në paqe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, Mitrovicën e Veriut e kudo që ndodhen”, shtoi ish-Kryeministri.
 
Kryetari Bahtiri theksoi se përkundrejt këtyre zhvillimeve, përpjekjet e Beogradit për aneksimin e Mitrovicës dhe copëtimin e Kosovës janë një kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 22:43

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë për projektin e Unazës së Re të zona e “Astirit” në Tiranë, ku po planifikohen të shemben mbi 300 shtëpi.

Postuar: 15/11/2018 - 22:35

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe në lidhje me propozimin e Vitore Tushës për tu zgjedhur në kry

Postuar: 15/11/2018 - 22:27

Presidenti Meta foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore.

Postuar: 15/11/2018 - 22:20

Për kreun e Partisë Demokratike nuk është e rëndësishme se cili emër propozohet për të drejtuar M

Postuar: 15/11/2018 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka thënë se shkarkimi është një veprim i parëndësishëm për të.

Postuar: 15/11/2018 - 22:11

Presidenti Ilir Meta komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për ish-ministrin e Brends

Postuar: 15/11/2018 - 22:00

Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili i ngacmuar nga gazetar