Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Fino kërkon disiplinë dhe të mos mblidhet Parlamenti nëse nuk janë 71 deputetë të pranishëm

Postuar: 12/07/2019 - 07:58

 Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e djeshme për të diskutuar sa i takon ndryshimit të rregullores së Kuvendi, që kanë të bëjnë me përcaktimin e kohës së diskutimit. Por kjo mbledhje nuk kaloi pa debate. Protagonistë janë bërë deputetët socialisteë, Bashkim Fino dhe ai i opozitës, Adriatik Alimadhi. Fino ka propozuar që deputetët dhe ministrat të flasin vetëm për ligjet e veçanta dhe jo për çështje që nuk bëjnë pjesë në rendin e ditës. “Për ligje të veçanta duhet të flasim për to dhe jo për politikën e ditës. Duhet ta vëmë këtë disiplinë. Shumë mirë që e bëmë 10 minuta”, deklaroi ai. Ndërkohë që, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kërkoi që kryetari i Kuvendit t’i mbyllë fjalën deputetit nëse ai del nga rendi i ditës. “Drejtuesi i seancës mund të ndërpresë fjalën kur diskutuesi flet për çështje që nuk janë në rend dite”, deklaroi Hysi. Por këto propozime kanë ngjallur pakënaqësi në radhët e deputetëve të opozitës. Ka qenë kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili kërkoi që deputetët të jenë të lirë të flasin. “Lëreni deputetin të shprehet lirshëm. Në këtë rregullore kanë marrë pjesë ish-deputetë të Partisë Demokratike, tani jemi dhe ne këtu. Duam kohë, duam të bëjmë debat në Kuvend”, deklaroi deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi. Ndërkohë në kundërpërgjigje, socialisti Fino deklaroi se kërkesa e zotit Alimadhi është pjesë e ndryshimeve, ndërsa kërkoi gjithashtu që Kuvendi të mos mblidhet në seancë plenare nëse nuk janë 71 deputetët prezent në sallë. “Dëshirat e Alimadhit, përmblidhen te kjo që kemi parashikuar ne. Me këtë nen, kuorumi nis në orën 10. Dhe kur mbaron diskutimi në orën 5, fillojmë votimin dhe nuk marrim prapë prezencën. Nuk mund të bëjmë marrëveshje që të nisim Kuvendin me 15 deputetë se nuk u del gjumi. Duhet ta detyrojë rregullorja kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nisë Kuvendi”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 14:49

Pasi drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën për shkak se

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Parti

Postuar: 17/10/2019 - 13:54

Deputetja Rudina Hajdari sot në seancën parlamentare ka hedhur akuza në drejtim të qeve