BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Klotilda Ferhati: Kërkon më shumë kohë, ja për çfarë kemi rënë dakord me forumet politike

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Klotilda Ferhati: Kërkon më shumë

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati foli ditën e djeshme në lidhje me ngërçin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku theksoi se duhet kohë dhe konsensus i gjerë politik. Gjatë një interviste televizive, Ferhati nënvizoi se ata si aktorë të politikës kanë një prej detyrave themelore, sa i takon procesit të integrimit në BE, përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore kusht për vijimin e negociatave me BE-në. “Nuk ka pasur një propozim specifik për ndryshimin e sistemit. Ne kemi qëndrime të sakta nga partnerët ndërkombëtarë sesi duhet të ecë para reforma zgjedhore dhe jemi treguar të gatshëm që në fillim për të vijuar reformën zgjedhore. Sa i takon pjesës së sistemit zgjedhor ku ne kemi propozime nga disa kolegë të opozitës parlamentare dua t’ju them se çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor është një çështje që kërkon kohë dhe konsensus, ndërkohë që ne si aktorë të politikës kemi një prej detyrave themelore sa i takon procesit të integrimit në BE përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore kusht për vijimin e negociatave me BE-në. Në këto kushte ato që ne duhet të plotësojmë kanë të bëjnë me adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR në draftet e ndryshimeve ligjore të Kodit Zgjedhor”, tha Ferhati. Po ashtu deputetja shtoi se kanë rënë dakord me forumet politike dhe në Këshillin Politik se është një çështje që kërkon konsensus dhe debat të gjerë dhe nuk do të mundemi dot ta realizonin brenda kohës kur kërkohet që të përmbushet dhe detyrimi ynë për të përfunduar të gjitha amendimet ligjore sa i takon reformës zgjedhore, dhe vetë komisioni ka pas vendosur që të dyja çështjet të diskutohen në faza të ndryshme. “Çështja e sistemit, kemi rënë dakord edhe në forumet politike dhe në Këshillin Politik se është një çështje që kërkon konsensus dhe debat të gjerë dhe nuk do të mundemi dot ta realizonin brenda kohës kur kërkohet që të përmbushet dhe detyrimi ynë për të përfunduar të gjitha amendimet ligjore sa i takon reformës zgjedhore dhe vetë komisioni ka pas vendosur që të dyja çështjet të diskutohen në faza të ndryshme. Në fillim të referohemi tek çështja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në ndryshimet ligjore sa i takon Kodit Zgjedhor. Jemi të hapur për diskutime të tjera, për propozime konkrete, por që duhet menduar mirë dhe duhet të kenë një konsensus të gjerë politik. Po ashtu dhe konsultime me partnerët tanë kombëtarë. Ne si maxhorancë kemi qenë gjithmonë të hapur dhe prioritet është të mbyllet reforma zgjedhore. Sot jemi shpresëplotë të paktën nga deklaratat e opozitës jashtë parlamentare që ta përmbyllim brenda qershorit duke përfshirë dhe miratimin dhe rënien dakord për të gjitha pikat që kanë rekomanduar OSBE-ODIHR”, tha Ferhati.