BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ndryshon ligji për ISKK, Braho përplaset me Gjonin: Ke hyrë në Parlament nga vrima, neonazistët si ty, Çelo Hoxha e Tufa meritojnë burg përjetë

Ndryshon ligji për ISKK, Braho përplaset me Gjonin: Ke hyrë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje mes debateve projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”. Sipas ligjit të ri, Institutit për Krimet e Komunizmit i është përcaktuar se ai do të merret me veprimtarinë e periudhës së komunizmit nga vitet 1945-1990, ndërsa nuk përfshihen vitet 1941-1945, të cilat ish-kreu i ISKK, Agron Tufa i kishte bërë pjesë të hetimeve të tij, duke shkaktuar polemika.

Braho përplaset me Gjonin

Por ndryshimi i ligji për ISKK, ka sjellë edhe fërkimet e para, pasi ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është përplasur me deputetin e opozitës parlamentare, Ralf Gjonin gjatë seancës plenare. Ka qenë deputeti Gjoni, i cili ka provokuar deputetin Braho, duke e cilësuar socialistin si një çantë të zezë, që tashmë është kthyer në ngjyrë të bardhë dhe po ndryshon historinë e Shqipërisë, referuar ndryshimeve në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Ndërsa Braho iu kthye Gjonit dhe i tha se ai ka hyrë nga vrima si deputet, kurse atë vetë, sipas tij, e ka zgjedhur populli. “Ralf Gjoni ka hyrë në Parlament jo si i votuar nga populli si deputet, por si miu nga vrima politike të LSI. Ndërsa unë kam 24 vjet që më voton, mbështet, më peshon sa vlej populli shqiptar dhe Partia Socialiste. Edhe historinë të luftës antifashiste nuk e kam bërë unë, por vetë populli shqiptar. Atë nuk e bëjnë dot apo ndryshojnë as historianët apo politikanët neoballistë dhe përkrahësit e neonazistëve dhe neofashistëve që janë në modë në disa vende”, deklaroi Braho.

Neonazistë si Gjoni dhe Tufa meritojnë burg

Më tej me tone të ashpra, deputeti socialist, Spartak Braho akuzoi deputetin opozitar, Ralf Gjoni se ai dhe kreu aktual i ISKK, Çelo Hoxha, madje edhe ish-kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa janë neonazistë që kanë si synim vetëm përbaltjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Sipas tij, neonazitë si Gjoni, Hoxha dhe Tufa meritojnë burg për jetë, ndërsa ndau edhe arsyet pse. “Po të jetonte në Europë, qoftë dhe në Greqi, Ralfi, dhe shpirtërorët e tij Agron Tufa, Çelo Hoxha, Romeo Gurakuqi, Dashnor Kaloçi, Ferdinand Dervishi (vjedhës ordiner i arkivave shtetërore të shtetit dhe Ministrisë së Brendshme) dhe babai i tyre shpirtëror Uran Butka etj. për veprimtarinë në përkrahje të ideologjive naziste dhe fashiste do të dënoheshin me “burgim të përjetshëm”, ashtu si nëntë deputetët dhe dhjetëra përkrahësit e ekstremit të djathtë të Agimit të Artë në Greqi. I di Ralfi dhe shokët e tij këto? Mos harrojë se mund t’i vijë radha këtij dendi anglez që shikon me simpati neonazizmin e të djathtës franceze dhe i konvertuar në maroken”, u shpreh ai.

Braho: Ndryshimi i ligjit i tërboi

Megjithatë teksa e cilësoi si të vonuar ndryshimin e ligji për ISKK, deputeti Braho theksoi se arsyeja përse deputeti Gjoni u tërbua ishte pikërisht ky vendim i Kuvendit, përmes së cilit periudha nga ‘41 deri në ‘45 nuk do të jenë pjesë e hetimeve të Institutit. “Kuvendi i Shqipërisë bëri një korrigjim, ndonëse të vonuar, në ligjin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit duke përcaktuar se në periudhë të komunizmit nuk përfshihen vitet 1941-1945, por vitet 1945- 1990. Ky ndryshim i tërboi disa të djathtë shqiptar në Parlament si dhe disa neoballistë që kanë hyrë nga çatia aty. Por shou më i madh ishte diskutimi i deputetit Ralf Gjoni i ardhur në Parlament nga vrima e LSI, i cili m’u sul mua si autor të këtij ndryshimi, ndërkohë që propozimi për ndryshim bëhej nga gati 15 deputetë të majtë”, nënvizoi Braho.

Më të lexuarat