
Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Në demokraci “protesta” e një korrupto-tiranokrati nuk rrëzon dot qeveri “korruptokrati”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Qershor 2022

Berisha t’i kërkojë të falur Bullgarisë, por ta urojë edhe pse “u turpërua” nga fjalët e Ramës dhe largoi veton!
Berisha do ti kërkonte Bullgarisë të falur pse Rama ju tha turp! Një tiranokrat si Berisha i kërkon Bullgarisë të falur për fjalët e Ramës dhe ka harruar ti kërkojë popullit të tij, Shqipërisë, falje për regjimin tiran që vodhi zgjedhjet në 1996-të, që përgatiti dhe lejoi piramidat në 1997-të, që lejoi dhe futi gati në vllavrasje jug veri në 1997-të, që rrëzoi shtetin dhe shkatërroi ushtrinë kur kishte pushtetin dhe ishte president. Berisha nuk ka kërkuar të falur për thyerjen e embargos duke i çuar naftë Milosheviçit. Nuk ka kërkuar falje që ka bërë grusht shteti me 14 shtator. Që ka grabitur Rrugën e Kombit pa e mbaruar kurrë atë. Që hodhi nën hundën e tij në erë Gërdecin me viktima të shumta. Që vrau të pa fajshëm me 21 janar. Që pranoi firmë mashtruese me Greqinë për detin me Karamanlisin dhe Bakojanisin! Që nuk mbaroi një rrugë të nisur. Që grabiti me idiotët e tij deri në 2013-tën Çez dhe qindra afera të tjera korruptive oligarkie të formuar nga ai. Që mbuloi me drogë jug e veri dhe krijoi bankën e PD-së ose Lazaratin! Këtu nuk kërkon falje por i kërkon Bullgarisë. Për një kryeministër tjetër që po sillet si Berisha dhe pse nuk është Berisha! Nuk kërkon falje se ka shkatërruar PD-në fund e krye, një herë me Lulzimin dhe tani me veten e vet non grata! Si mitoman folklorik ai është korrupto tiranokrati ( është sjellë si tiran) më i spikatur këto 32 vite. Tani ky që i kërkon “falje” Bullgarisë do të bëjë dhe protestë tip 14 shtator për të rrëzuar regjimin e një korruptokrati si Rama! Ky burri që nuk pranohet nga amerikanët dhe është lëshuar apo abandonohet nga Europianët, do të rrëzojë regjimin e Ramës, duke qenë tiranokrati më i madh i këtij vendi në kohë demokracie! Ky kujton ose gënjen ato berishkët e tij përreth, se shqiptarët mes një tirani të korruptuar dhe një të korruptuari sundimtar si Rama, do të votojnë Berishën! Mes një folkloriku që është gati të fus njerzit në luftë me njëri tjetrin dhe një arroganti që punon për Rilindjen, shqiptarët do të votojnë çmëndurinë e një tirani politik që mendon vetëm për veten e tij dhe familjen e tij biologjike dhe far e fisni personale! Berisha mundohet të bind të tjerët aty rreth strofkullës së tij, që shqiptarët urrejnë kaq shumë Ramën sa të harrojnë Berishën, Metën dhe kompani! Ai mundohet tju errësojë sytë berishkëve që e besojnë, se në jug dhe veri, ta votojnë se është burrë më i mirë se Rama!? Berishkëve them, se pjesa e qartë e shoqërisë shqiptare e di se Berisha është marrëzia politike e fund shekullit 20 dhe fillim shekullit 21 në Shqipëri. Po pra, se është “keqani politik” më i madh mbas Enverit! Me teserën e Enverit dhe me trashëgiminë politike dhe format e përmbajtjes së partisë së Enverit! Me urrejtjen klasore dhe ndasitë politike Berisha ka bërë njësoj keq si Enveri. Me trajtimin e pronës dhe tokës, ai ka bërë dëme më shumë se Enveri. Me drejtësinë e pa drejtë ai është sjellë më keq se Enveri, sepse konsiderohemi në demokraci . Po prandaj, nuk funksionon protesta e një tiranokrati të korruptuar, kundër një të korruptuari sundimtar sot. Protesta e Berishës nuk mund të bëjë asgjë sepse është stisje tiranokracie kundër një qeverie arrogante të korruptuar. Njerzit mes një arroganti të korruptuar dhe një tirani të korruptuar, sigurisht nuk zgjedhin të dytin! Duke qenë se është i provuar! Po po dhe gjatë në pushtet! Që e kanë rrëzuar nga pushteti. Berisha ti kërkojë falje Bullgarisë, por të kujtohet ti urojë për heqen e vetos, mbas sherreve folklorike të Ramës në Bruksel. Të kujtohet që tashmë nuk ka pengesë që Shqipëria e Maqedonia të vazhdojnë rrugën dhe Berisha nuk ka asnjë shans ta shfrytëzojë për punët tij të fëlliqura politike në Shqipëri. Bullgaria u bind se e kishte gabim dhe ishte turp e Berisha do të vazhdojë marrëzitë e tij. Por Shqipëria do të vazhdojë drejt Europës dhe pse ka një opozitë të shëmtuar për fatin e keq të shqiptarëve dhe fatin jo të merituar që ka Rama në pushtet, duke pasur përballë një delirant politik si Berisha!
Më të lexuarat


"AlbDemokracia", limitim kanditature dhe asnjë deputet pa qenë këshilltar bashkiak!

Shqipëri, kuje më drekë, të rrjepin 140 deputetë!

A mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë korrupsioni dhe të korruptuarit dhe hajnija me hajnat?!

I dashur kryetar, nuk habitemi aspak! Më shumë sa ka ngjarë, nuk kemi për të parë!

Korrupsioni endemik, dashi që prin kopenë e sektit “Rama”

Sfida e drejtësisë, shkatërrimi i "perandorisë" së krimit

Ky vend nuk bëhet…

Ëndrrat e tyre ngelën ëndrra në shekuj

Nga Rama ik, qytetarët, Berisha-Meta nuk keni vend në politik!

Shënime të shkruara larg Shqipërisë!
