BREAKING NEWS

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan
x
BREAKING NEWS

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK
x
BREAKING NEWS

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

“Është i gatshëm të ballafaqohet me
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një
x
BREAKING NEWS

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi
x
BREAKING NEWS

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër
x

Politike

Në Ditën e Rinisë, Rudina Hajdari kujton të atin: Kur jam e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike të historisë

Në Ditën e Rinisë, Rudina Hajdari kujton të atin: Kur jam e

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ish-deputetja kujton babain e saj, Azem Hajdarin duke thënë se në 8 dhjetor të 1990, ai doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ndër të tjera Hajdari shkruan se sa herë ndihet e demoralizuar e gjen dorcën te babai dhe ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Në 8 dhjetor të vitit 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari, ia doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ata studentë dhe pedagogë me kurajon dhe qëndresën e tyre ia dolën të ndryshojnë historinë e vendit.

Sa herë ndihem e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike në historinë e Shqipërisë dhe aty gjej forcë.

Gjej forcë te Azem Hajdari, gjej forcë te ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, nuk pyetën për dhunën policore, nuk pyetën për terrorin komunist, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Akti i tyre duhet të frymëzojë edhe sot, çdo të re e të ri e të na japë forcë për të luftuar e punuar përditë që e ardhmja jonë të jetë këtu e jo në emigrim.

Akti i tyre duhet të shërbejë si motivim për çdo shqiptar që të kërkojë me forcë një Shqipëri si gjithë Europa, me institucione të forta, demokraci të vërtetë e shtet që punon për mirëqënien e çdo banori.

Gëzuar 8 dhjetorin!