Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ne do na nxjerrin prapë jashtë”, Lefter Maliqi nxjerr prapaskenat e deputetëve të rinj dhe bën deklaratën ‘bombë’: Ja pse nuk bëhen zgjedhjet!

Postuar: 16/05/2019 - 10:02

Lefter Maliqi, deputeti i dalë nga lista e PD-së që pranoi mandatin thotë se në 30 qershor nuk do të realizohen zgjedhjet. Deklaratat e tij i mbështeti mbi argumente duke u bazuar mbi karrierën e tij në polici.

“Pyeta drejtorin e policisë së Fierit, sa policë ke? 600 policë më tha, ndërkohë që janë 580 qendra votimi në këtë qark. Policia e ka të pamundur t’i mbulojë, në veri s’ka zgjedhje. Në Kamëz, jo e jo. Po ashtu dhe në disa zona të tjerë, apo në Berat e Skrapar. Si mund të ketë zgjedhje? Edhe vetë ata e dinë që s’bëhet, kjo është arrogancë e qeverisë. Opozita ka 800 mijë votues, do futësh të gjithë këta në burg. Ti i ke futur në burg njerëz të pafajshëm, për pak gram kanabis, për energji elektrike. Nuk është opozita kjo që jemi në. Për mua opozita është në rrugë, unë me demokratët jam. Me Bashën kam gjëra personale, ka kërkuar ndjesë. Por jam me PD-në”, deklaroi Maliqi.

Sa i përket protestave të opozitës, ai tha se krahasimi i Ramës me 21 janarin është si nata me ditën.

“Unë jam gati që sa më shpejt, ai nuk është parlament legjitim. Për interesat e vendit duhet të bëjmë një marrëveshje sa më shpejt, vendi të kalojë në zgjedhje parlamentare dhe lokale në shtator apo tetor. Unë jam për sistemin mazhoritar. Ndaj duhet marrëveshje politike të shpejtë. Këta bënë gabim që njohën zgjedhjet. Neve nuk na pyet njeri po u arrit marrëveshje”, theksoi ai.

Deklaratë të fortë bëri dhe për opozitën e re, për të cilën tha: Një pjesë e deputeteve të opozitës së re i shpërbejnë Ramës. Mos përmend emrat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës në emisionin 'Opinion'.

Mediat e kanë pasqyruar këtë akt me humor e të qeshura.

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax Neës ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:45

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk

Postuar: 26/05/2019 - 18:38

I ftuar në studion e Fax News,  drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka