BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Politike

"Në këtë vend çdo javë lind një skandal i ri", Alibeaj jep mesazhin e fortë për qeverinë

"Në këtë vend çdo javë lind një skandal i

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u shpreh se skandalet e kësaj qeverie ka qenë aq të shumta.

“Ne nuk kemi folur tani, as dje. Ne kemi folur që në momentet e para kur kjo histori, po flas për koncesionet, që kur këto lindën. Ishim në parlament në atë kohë, kemi bërë edhe interprelancë.

Pse nuk e keni mbajtur si violinë të parë të debatit politik? Po kaq shumë gjëra sa ndodhin në këtë vend, prej kësaj mazhorance, kë të mbash e këtë lesh si çështje të parë të debatit publik? Në këtë vend çdo javë, del, lind një skandal i ri, i cili i ze vend skandalit të mëparshëm.

Së dyti për atë që ju pyesni, pse tani? Çfarë ka ndryshe ky? Në fakt nuk ka asgjë ndryshe nga koncesionet e mëparshme. Check up, sterlizimi e një sërë e sërë koncesionesh të tjera, shumë prej të cilave ndoshta nuk i dimë. Këto shoqërohen edhe një një mungesë totale transparence“, u shpreh Alibeaj për Ora News.