BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Politike

Në konferencë me gazetarët, Rama bën komentin EPIK për veten: Jam lypësi më i...

Në konferencë me gazetarët, Rama bën komentin EPIK për

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për sigurimin e vaksinës anticovid, me humor tha se “jam lypësi më i gjatë në planet”, referuar gjatësisë së tij dhe batutës së hershme se “nuk ka hajdut 2 metra”.

“U bë një bolori për 20 e ca të moshuar që dihet se kush janë, dhe kjo natyrisht vjen nga stresi i sasisë. Ne po luftojmë për sasi, kemi marrë konfirmim për 360 mijë doza AstraZeneca që do të hyjë direkt në proces. Me këto doza do të zbresim shumë shpejt poshtë. Jemi duke diskutuar për një sasi tjetër të konsiderueshme, por kuptoni pozitën time se s’janë të finalizuara se thonë pastaj, e tha, se mbajti… dadada. Do të kemi 41 mijë doza Pfizer brenda marsit dhe vazhdojmë në Prill me vaksinat e tjera, qoftë Pfizer qoftë AstraZeneca. Na duhet vula mbi marrëveshjen me shtetin tjetër mik. Na duhet vula. Dhe për këtë unë pres çdo ditë e çdo orë takimin me kolegun tim në atë vend për ta mbyllur, por duhet vula. Një tjetër vend është në biseda me dje, vend mik. Një tjetër foli me ne sot. Janë tre konkrete, ndërsa 33 janë të pakonkretizuara. Jam lypësi më i gjatë në planet”, tha ndër të tjera Rama.

Më të lexuarat