
Ulen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, ja sa raste u shënuan gjatë 24 orëve të fundit (Zbulohen zonat 'më të nxehta')

“Ne na ka plasur cipa”, Astrit Patozi nxjerr prapaskenat e takimeve të Komisionit të Venecias dhe hedh akuzat e rënda: Merremi me makinën e blinduar të Ramës! Qeveria e ka rrahur ujin në hava!

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Shkurt 2020

Kreu i Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar takimet që po zhvillon Komisioni i Venecias në vendin tonë.
I ftuar në ABC News, Patozi u shpreh se Shqipëria është shndërruar në një shtet kartoni ku asnjë institucion më nuk funksionon siç duhet.
Sipas tij të gjithë institucionet janë lënë në rënie të lirë pa frena dhe pa doganë, duke bërë që ekspertët e Venecias të merren tashmë me çështje që duhet t’iu kishim dhënë zgjidhje vetë.
“Kur shikoj se eksponentët e Venecias vijnë në Tiranë me çanta në duar çdo dy ditë me vjen keq se ne u kemi dërguar aq shumë çështje sa jemi bërë qesharak. Ne na ka plasur cipa dhe çështjet atje mund të jenë dhe më shumë se vetëm ato që kemi çuar. Kjo tregon se të gjithë institucionet e shtetit shqiptar janë në një rënie të lirë pa frena dhe pa doganë. Nuk dua të interpretoj nëse ka apo jo presidentin në emërimet, por di të them se vonesa e Kushtetueses është e qëllimshme, pasi të gjithë palët kanë futur duar në vonesën e saj pasi e cilësojnë si një pikë të rëndësishme të cilat kanë dosje për fatet politike të disa personazheve. Mungesa e Kushtetueses në një shtet prej kartoni siç është Shqipëria mund të përdoret dhe po keqpërdoret, në një vend tjetër mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndodhte. Kjo bëhet sa më e shtyrë si çështje presidenti thotë kushtetuta është e imja, Kuvendi nga ana tjetër është e imja”, tha Patozi.
Ndërkohë pyetjes së gazetares Juli Xhakoxhi se si e shikon nismën e marrë nga qeveria përmes paketës Anti-KÇK është shprehur se me këtë nismë duket se qeveria ka pranuar kapitullimin e saj prej 6 vitesh e gjysmë.
Kreu i Bindjes ndër të tjera se qeveria e Edi Ramës është një qeveri e korruptuar dhe me fije të kapura me krimin.
“Paketa Anti KÇK ka pranuar kapitullimin e saj, ka pranuar se për 6 vjet e gjysmë ka rrahur ujin në havan. Kjo që demostron qeveria sot nuk është shenjë force por dobësie, se të ishte e fortë nuk kishte nevojë për Anti KÇK ke legjislacionin pse nuk merremi me të drejtat e njeriu por dy nga kauzat që opozita i ka pranuar dhe ka qenë nismëtare dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi kanë kapërcime kushtetuese dhe e kemi bërë me koshiencë këtë, çfarë merremi më me këtë pjesë dhe po të merremi me këtë pjese ne do i bëjmë nder qeverisë që do thotë këto po merren me kriminelet ndërsa ne po i luftojmë. E rëndësishme është që tu themi njerëzve se cila është e vërteta dhe të mos merremi se është apo jo e blinduar makina e vëllait të kryeministrit. Kjo është një qeveri e korruptuar dhe me fije të kapura me krimin,” është shprehu kreu i Bindjes Demokratike.
Më të lexuarat


Gara përballë Taulant Ballës në Elbasan, Gazment Bardhi zbulon sa mandate synon PD në këtë qark

Ishte në vizitë zyrtare në Bruksel, kthehet Rama dhe jep lajmin e mirë nga Rinasi (VIDEO)

“Kush vjedh një votë, në 25 prill do ia pres unë dorën duke filluar nga Monika dhe me radhë”, Petrit Vasili komenton deklaratat e forta të Ilir Metës

Ishin planifikuar që do mbërrin sot, por u anuluan, Ministria e Shëndetësisë del me tjetër njoftim të rëndësishëm për vaksinat Pfizer

A do të jetë pjesë e garës me PS në zgjedhjet e 25 Prillit? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

Presidenti Erdogan i dërgoi letër, vjen reagimi i parë nga Albin Kurti

"Ka shkaktuar drama të mëdha në historinë e Shqipërisë", Sandër Lleshaj del me mesazhin e fortë për opozitën

Puthje me duar dhe përqafime, presidenti Meta bën gjestin e pazakontë në fund të emisionit (VIDEO)

Marrëveshja e sotme PD-LSI, Baton Haxhiu zbulon skenarët dhe e thotë me bindje: Ja kush del parti e parë pas 25 prillit!

‘Vetëm referendumi i 25 prillit i çel negociatat’, Meta i ngre zërin gazetares: Zgjedhjet janë çdo gjë, kush shet votën sa një dele apo sa një lop, s’ka të drejtë të …
