Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ne po organizojmë pengimin e zgjedhjeve", Salianji i përgjigjet ashpër Ramës: Me letra ...

Postuar: 23/05/2019 - 16:22

 Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar nga Korça letrën e dytë të kryeministrit Edi Rama drejtuar Lulzim Bashës. Salianji deklaroi se me letrat e Ramës nuk bëhet dot Shqipëria më e mirë.

“Me letra nuk zgjidhet kriza. Me letra nuk hanë dot dhe nuk ushqehen dot shqiptarët, me letra nuk bëhet një Shqipëri më e mirë. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarët, ai të vazhdojë të vjedhë edhe pak kohë sa i ka mbetur, derisa si i thuhet nga anët tona: Burgut hapu”, thotë Salianji.
Ndërkaq, ai nuk nguron të thotë se kjo fushatë do jetë një nga më të bukurat, si një fushatë për Shqipërinë dhe jo për partitë politike.

“Ne jemi në një situatë tjetër, jemi në situatë aksioni. Si në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në qarkun e Korçës jemi në takime intensive, në një fushatë, nga më të bukurat, që mund të ketë rastin të ketë një politikan në jetën e tij politike, një fushatë për Shqipërinë, jo për partitë politike. Qartazi Shqipëria është ndarë në dy llogore: në njërën janë shqiptarët që duan zgjedhje të lira, duan Shqipërinë si Europa, duan mirëqenie, nga ana tjetër kemi një grup banditësh, hajnash, vjedhësish, që e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të maskarenjve, që po zbrazet dita-ditës dhe po e bëjnë Shqipërinë një vend të pamundur, një vend ku është e vështirë të dalësh nga errësira dhe humbëtira ku e kanë futur”, deklaron Salianji.

Sipas tij, nuk janë shqiptarët ato që po e shkatërrojnë këtë vend. “Nuk besoj se ka ndonjë të çmendur që beson se do t’i vërë flakën Shqipërisë për interesin e vet personal. Sepse para se të marrë flakë Shqipëria, marrin flakë të ndenjurat dhe karrigia e tij. Në këtë kuptim ne jemi duke u organizuar që me çdo formë dhe çdo mjet të pamundësojmë zgjedhjet. Votimet në fakt, sepse në shumicën e zonave ka vetëm një kandidat”, deklaroi ish-deputeti i PD.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:04

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të dalë mesditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00.

Postuar: 20/06/2019 - 14:47

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën politike, ndërsa apelon për palët që të refle

Postuar: 20/06/2019 - 14:30

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se do të ndëshkohen të gjithë

Postuar: 20/06/2019 - 14:25

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me reagimet që

Postuar: 20/06/2019 - 14:25

Publikimi i përgjimeve të reja të ‘Bild” ka rindezur sërish debatin.

Postuar: 20/06/2019 - 14:15

Partia Demokratike në Dibër ka reaguar nëpërmjet ish-deputetit Xhemal Gjunkshi pas përgjimeve të

Postuar: 20/06/2019 - 14:00

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Kujtim Gjuzi i ka dërguar një mesazh ish liderit të PD, për prot