BREAKING NEWS

Lëkundje të forta në Durrës dhe Tiranë, reagon IGJEUM

Lëkundje të forta në Durrës dhe Tiranë, reagon IGJEUM
x

Politike

Në pritje të fillimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri flet pasi Gazment Bardhi nuk pranoi ftesën për të marrë pjesë: PD nuk ka sjellë propozime! 

Në pritje të fillimit të mbledhjes së Komisionit për

Për pak mituta pritet të fillojë mbledhja e njoftuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë Damian Gjiknuri është shprehur se PD nuk ka sjellë propozime. Teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, Gjiknuri nuk dha detaje për gazetarët, por u shpreh shkurt se PD nuk ka sjellë propozime lidhur me Reformën.

Kjo deklaratë e Gjiknurit vjen një ditë pas ftesës së këtij të fundit për Ivi Ksson, që të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë, kjo ftesë u hodh poshtë nga Sekretari i PD, Gazment Bardhi i cili u shpreh se duhet të shikohen 5 pikat që opozita ka dërguar, e cila kërkon që të bëhen bisedime mes përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës së bashkuar dhe qeverisë.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore vjen pak ditë pas asaj të 25 shtatorit, ndërsa do të zhvillohet pa praninë e mediave.