Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Në shtëpinë e opozitës s’mund të hysh nga dritarja, kur ke dalë nga dera”, Bozdo bën deklaratën e fortë dhe zbulon planet e PD

Postuar: 20/04/2019 - 21:51

I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD theksoi edhe njëherë qëndrimin e PD dhe të opozitës se nuk do të hyjnë në zgjedhje pa pasur garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Do të thosha që nuk mund të pretendosh të hysh në shtëpinë e madhe të opozitës shqiptare nga dritarja dhe veçanërisht pasi je larguar nga dera e kësaj shtëpie në kundërshtim të plotë me interesat e opozitarëve dhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

PD nuk do të regjistrohet në zgjedhje, aleatët e saj nuk do të regjistrohen në zgjedhje, përsa kohë ne nuk kemi garancinë minimale që këto zgjedhje do të jenë të ndershme dhe të lira. Ky nuk është një akt për të marrë zgjedhjet në tavolinë. Sondazhet tregojnë se opozita është shumicë. Kurdoherë të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale opozita fiton, e ka në xhep fitoren. Por në kushtet kur Rama nuk jep garancitë minimale, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, jo vetëm do të ishte fasadë, por nuk do t’i shërbente vendit”, u shpreh Bozdo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:56

Familja e presidentit, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP, familja presidenciale ka dekl

Postuar: 23/05/2019 - 23:02

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, i është përgjigjur nga studio e ‘Opinion’ akuzave të P

Postuar: 23/05/2019 - 22:55

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV

Postuar: 23/05/2019 - 22:50

Aktori Laert Vasili i kërkoi kreut të partisë Konservatore, Kujtim  Gjuzi se nëse në 25 maj

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Duke folur për debatin për krizën politike gazetari Robert Rakipllari ka pyetur drejtpërdrejt Ber

Postuar: 23/05/2019 - 22:30

Sali Berisha ka komentuar “sulmin” mbi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.