Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Në Tiranë ka rënë zia”, Ngjela zbulon faktet e rënda mbi arratisjen e Gruevskit: Ja cili politikan shqiptar e ndihmoi, Rama ta arrestojë

Postuar: 16/11/2018 - 14:32

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për në Budapest, ku është në pritje të azilit politik, vjen një reagim nga avokati Spartak Ngjela. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ngjela tha se ka dyshime që Gruevski është ndihmuar nga ‘korrupsioni i lartë shqiptar’.

Mes ironisë Ngjela thekson se në Tiranë ka rënë zia, pasi sipas tij miku i Gruevskit, presidenti Meta, ndihet në hall se ish-kryeministri ka kaluar kufirin nga Shqipëria.

Po ashtu avokati shton se FBI dhe policia shqiptare mund ta dinë se kush fshihet pas kësaj ngjarje, ndërsa shtoi se nëse vërtetohet se pas saj fshihet Meta, ai duhet të dorëhiqet.

REAGIMI I NGJELËS

Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës.

Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar.

Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari.

Po Meta ka gisht?

Këtë e di FBI. Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një President.

Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t’i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërko liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi.

Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar?

Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër. Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvëndësministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër.

E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji?

Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kriminale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 10/12/2018 - 17:24

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu i është bashkuar reagimeve për protestën e studentëve që kanë disa

Postuar: 10/12/2018 - 17:11

Elisa Spiropali deklaroi nga studioja e Top Talk se qeveria është në opozitë kur flitet për Unive

Postuar: 10/12/2018 - 17:07

Kryeministri Edi Rama tha se studentët nuk duhen të mbahen peng nga Basha e Kryemadhi.

Postuar: 10/12/2018 - 16:47

Pas protestave që po mbahen aktualisht paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reag