BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“Në truallin e teatrit do ndërtohen 6 kulla me nga 40 kate”, Çlirim Gjata zbulon planet e Ramës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Po tregon se është një regjim në ikje!

“Në truallin e teatrit do ndërtohen 6 kulla me nga 40

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, i ftuar në emisioni9n ‘Ditë e Re’, u shpreh se Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.

Sipas Gjatës problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë, sepse do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.

''Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit, por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme. Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandmeia bëri hatanë. Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë. Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës. Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike.''

Më të lexuarat