Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Negociata do të ketë mes PD-PS”, nënkryetari i demokratëve tregon kushtin nga i cili nuk tërhiqen dhe skenarin që do ndjekin për të ardhur në pushtet

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t’iu imponuar kryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ai u shpreh se negociata do të ketë mes shumicës dhe opozitës, por theksoi se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat përveç Kodit Zgjedhor, por sipas Spahos ku është problemi më i vogël.

“Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile. Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që ti imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër. Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi” , sqaroi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:08

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 23/08/2019 - 20:30

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë!

Postuar: 23/08/2019 - 20:12

Shkodra po kalon një situatë mjaft të paqartë, pas dorëheqjes në marrjen e detyrës nga kryebashki

Postuar: 23/08/2019 - 20:02

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheq

Postuar: 23/08/2019 - 19:55

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot Europa

Postuar: 23/08/2019 - 19:20

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ush

Postuar: 23/08/2019 - 19:12

Transferimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për në Prokurorinë e Dibrës, për ish-d