BREAKING NEWS

Italia vihet në alarm/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi

Italia vihet në alarm/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën një
x

Politike

Negociata me Ramën për 18 tetorin? Nard Ndoka 'thyen akullin' i pari: Ne jemi gati për...

Negociata me Ramën për 18 tetorin? Nard Ndoka 'thyen

Aleati i Bashës, Nard Ndoka deklaroi se për opozitën është e rëndësishme data 18 tetor për momentin.

"Për ne si opozitë e bashkuar ka shumë rëndësi data 18 tetor. Integrimi vërejmë se nuk është axhendë e kryeministrit Rama. Ramës i dhanë të njëjtat kushte dhe Rama merr një fletore vizatimi duke u  paraqitur si detyra. Pritëm që të hapte një komunikim me opozitën për të realizuar kërkesat, ka një avantazh që opozita është pro integrimit dhe ka një dakordësi. Basha na informoi me kontaktet që kishte pasur me faktorin ndërkombëtar, tregoi gatishmërinë e opozitës për të për mbushur kriteret" tha ai në Report TV. 

Për Ndokën opozita duhet ti kthejë besimin qytetarëve shqiptarë. Ndoka u shpreh se opozita është e gatshme që të ulet me Ramën si kryetar i PS dhe jo si kryeministër. "Për ne si opozitë është e rëndësishme që opozita të kthehet si një besim për qytetarët. Ne e diskutuam disa pika për të marrë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Platforma ishte diskutimi i fundit kemi propozimet e tona, pati mirëkuptim, e shohim pozitiv këtë draft që ofron zgjidhje për krizën. Ne ulemi me çdo faktor politik ne nuk hyjmë me Ramën kryeministër por si kryetar i PS, po. Nuk duam të jemi pengesë por  po jemi dakord për reformat integrim dhe detyrat që ka vendosur BE" tha ai.