BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Negociatat, kreu i Këshillit Europian: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut prioritet për ne

Negociatat, kreu i Këshillit Europian: Hapja e negociatave me

Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, pas vizitës në Tiranë dy ditë më parë, ka vizituar ditën e djeshme Shkupin, nga ku ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë prioriteti i Këshillit Europian deri sa të hapen negociatat me BE. Ai tha se, gjatë marsit Këshilli Europian do të vijojë me debatet për ecjen para të dy vendeve kandidate.

“Vizita ime këtu disa javë pasi fillova funksionin e kryetarit të Këshillit Europian ka për qëllim që të japë porosi shumë të fuqishme se e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut janë europiane, se duhet të vazhdohet dialogu intensiv dhe se duhet të jepet një vendim i përbashkët për këtë. Për këtë qëllim, gjatë marsit do të vazhdojmë me debatet për ecjen përpara dhe, në Këshillin Europian, do t’iu propozoj kolegëve të mi një strategji që bazohet në tri shtylla”, ka deklaruar ai.

Pikësëpari duhet që të punohet në javët dhe kuajt në vijim. Michel ka deklaruar se shtylla e parë duhet nisur pikërisht nga këtu. “Shtylla e parë është që të punojmë në javët dhe muajt e ardhshëm, të harmonizohemi rreth një reforme në procesin e zgjerimit dhe modernizimit të tij. Konstatova se ka disa vende evropiane të cilat vlerësojnë se duhet të japin lidership më të madh në këtë proces, më shumë rezultate dhe të bëjmë që marrëdhëniet të zhvillohen në interes të përbashkët”, tha Michel. Së dyti, sipas asaj që ka deklaruar Michel, duhet që të fillojë hapja e negociatave me të dyja vendet.

Ai theksoi edhe reformat që janë ndërmarrë nga të dyja vendet. “Shtylla e dytë është fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha reformat e mundimshme të cilat janë bërë dhe të cilat duhet të vazhdojnë në muajt në vazhdim me qëllim që të zbatohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. E di që këto janë çështje shumë të ndjeshme, megjithatë ato kontribuojnë drejt mundësisë që të ketë përparim në rrugën drejtë BE-së”, shtoi ai. Pika e tretë e rëndësishme që ka theksuar kreu i Këshillit Europian, është miratimi i një strategjie për investime nga BE për Ballkanin Perëndimor. “E treta nevojitet që BE-ja të miratojë strategji për investime dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që me këto reforma strukturore, gjithashtu, të lidhet edhe sundimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe për këtë do të bisedohet edhe për një investim afatgjatë”, theksoi Michel.