Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Negociatat/ A vë bast me dikë që vendimi ratifikohet? Si përgjigjet Bushati

Postuar: 19/06/2018 - 21:11

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” Abc Neës, ku foli rreth çështjes për hapjen e negociatave me BE-në.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Mustafa Nano, nëse do të vinte bast me njeri për ratifikimin e rekomandimit të Komisionit Europian, Bushati u përgjigj se beson se vendet anëtare të BE-së do t’i japin mundësi Shqipërisë për të nisur bisedimet.

Megjithatë, Bushati shtoi se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin direkt, duke marrë parasysh, sipas tij, praktikën që është ndjekur me Malin e Zi dhe Serbinë.

Mustafa Nano: “Ju mund të vini bast me dikë që vendimi do të ratifikohet”?

Ditmir Bushati: “Besojmë se vendet anëtare do t’i hapin një dritare Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin të nesërmen. Kam parasysh këtu praktikën që është ndjekur më Malin e Zi dhe Serbinë, ku nga momenti që u mor vendimi u desh një periudhë gjashtë muaj a diçka më shumë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Besoj që vendet anëtare do të miratojnë logjikën e propozuar nga Komisioni Europian”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2018 - 20:19

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi  tha se procedurat që po ndjek Presidenti Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm janë të panevojshme për aq kohë sa i ka një çertifikatë

Postuar: 12/11/2018 - 19:40

Ndërsa ka publikuar një bisedë të zhvilluar me një gazetar në telefon, deputeti Nard Ndoka ka vën

Postuar: 12/11/2018 - 18:15

Pas akuzave të Partisë Demokratike të bëra gjatë ditës së sotme për projektin e “Unazës së

Postuar: 12/11/2018 - 17:41

Analisti Fatos Lubonja ka folur për të shkuarën e  Sandër Lleshit.

Postuar: 12/11/2018 - 16:48

Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit

Postuar: 12/11/2018 - 16:43

Analisti Frrok Çupi ka komentuar  deklaratat Presidencë-Kryeministri që prodhoi kërkesa për

Postuar: 12/11/2018 - 16:04

Mosdekretimi i Sandër Lleshit ka shkaktuar shumë reagime në politikën shqiptare.