BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Politike

Nën frikën e shkrirjes së partisë së saj, Monika Kryemadhi bën lëvizjen e radhës, zbulohet çfarë do të ndodhë nesër në orën 10:00

Nën frikën e shkrirjes së partisë së saj, Monika

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nën frikën e shkrirjes së partisë së saj, nesër do të bëjë lëvizjen e radhës për zgjedhjet e 25 prillit.

Pasi kryedemokrati Lulzim Basha arriti marrëveshjen me aleatët, nesër do të takojë Kryemadhin. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 dhe pritet të përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nuk dihet nëse në marrëveshje janë të përcaktuara, ndarja e posteve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t'u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë datës 24 shkurt ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes

Partitë e koalicionit

PD – Lulzim Basha

PR - Fatmir Mediut

PDIU - Shpëtim Idrizi

LZHK - Dashamir Shehi

PBDNJ - Vangjel Dule

 PAA - Agron Duka

PDK - Nard Ndoka

FRD - Sali Shehu

Bashkimi Liberal Demokrat - Arjan Starova

Partia Balli Kombëtar Demokrat - Artur Roshi

Partia Bashkimi Demokrat - Ylber Valteri

Partia Lëvizja e Legalitetit - Shpëtim Axhami

Partia Kristjan Semokrate - Dhimitër Myslia

Më të lexuarat