Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Neni 319 i Kodit Penal dhe ligji për konfliktin e interesave penalizojnë gjyqtarët që morën mijëra euro dhuratë

Neni 319 i Kodit Penal dhe ligji për konfliktin e interesave penalizojnë gjyqtarët që morën mijëra euro dhuratë

Postuar: 11/07/2014 - 07:58

Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesat e ministrit të Drejtësisë, për përjashtimin e disa gjyqtarëve, të akuzuar për fshehje pasurive, deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh, marrje dhuratash, fshehje të konfliktit të interesave. KLD, e kontrolluar nga Bujar Nishani dhe Elvis Çefa, e argumentuan votën kundër, me pretendimin se ministria nuk kishte prova kundër gjyqtarëve. Por, një gjyqtar i mbrojtur nga Nishani, konkretisht, Ken Dhima, ka deklaruar në mbledhjen e KLD se ka marrë deri në 50 mijë euro në formë dhuratash nga biznesmenë të ndryshëm. Ndonëse gjyqtari e pranoi hapur se kishte marrë dhurata nga biznesmenë, për shkak të pozitave të tij, KLD votoi kundër ndëshkimit të gjyqtarit. Por, çfarë parashikon ligji për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike për dhuratat?
 
Sipas nenit 23 të këtij ligji, është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat. Zyrtari, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, duhet: t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’ia dorëzojë zyrtarisht eprorit ose institucionit më të afërt epror; të përpiqet të identifikojë personin që i ofron ato, motivet dhe interesat e tij; të informojë, në çdo rast dhe menjëherë, eprorin ose institucionin më të afërt epror për dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial të ofruar apo të dhënë, identitetin e ofruesit, kur ky është i identifikueshëm, rrethanat, si dhe të japë gjykimin për arsyet e mundshme të kësaj ngjarjeje për lidhjen e saj me detyrat e tij si zyrtar; të vazhdojë normalisht ushtrimin e detyrës, sidomos për problemin për të cilin është ofruar dhurata, favori, premtimi ose trajtimi preferencial dhe të mbajë vazhdimisht në dijeni eprorin për çdo zhvillim të mundshëm; në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta raportojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.
 
Ndërkaq, neni 319/a i Kodit Penal parashikon që premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë gjer në dy milionë lekë. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr