Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nënkryetari i Parlamentit zbulon kushtin e panegociushëm për Reformën Zgjedhore

Postuar: 09/10/2019 - 17:15

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi bëri të ditur kushtin e panegociushëm që opozita ka përsa i përket Reformës Zgjedhore.Ai tha se Shqipëria ka nevojë urgjente, sipas tij, të ndryshimit të sistemit zgjedhor. I pyetur nëse Murrizi e kushtëzon votën e tij për Reformën Zgjedhore me sistemin, përgjigjja ishte:

“Absolutisht po dhe nuk votoj asnjë rekomandim të OSBE/ODIH-it nëse nuk merret për bazë ndryshimi i sistemit zgjedhor.”

Përsa i përket faktit, nëse deklarata e lartpërmendur ishte qëndrim grupi apo personal, Murrizi u shpreh:

“Unë kam paraqitur pak më parë një dokument nënshkruar nga 39 deputetë opozitarë që janë sot aty në parlament , të cilët detyruan komisionin e Reformës Zgjedhore që të fusë në agjendën e tij si pikë të punimeve të këtij komisioni, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këtë sistem me lista të kyçura e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia. Para pak ditësh isha me Damian Gjiknurin  në Vjenë  dhe nuk besoj se ne jemi më avant-garde se Austria… [ata] kanë listën e partive, por kanë edhe listë deputetësh që secili qytetar voton subjektin që do. Listat tona janë lista të kyçura, çdo opsion tjetër të mundshëm përveç këtij sistemi , që është sistem që vret demokracinë, edhe në shtet, edhe në parlament, edhe në parti .. çdo sistem tjetër që deputet i zgjedhin qytetarët  do ta votoja me qejf, pa rekomandime të OSBE-ODIHR-it.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 17:30

Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me të moshuarin Sefer Poçi, ka mbetur i impresionuar. Banesa e të moshuarit në Farkë ishte dëmtuar nga tërmeri i 21 shtatorit.

Postuar: 12/12/2019 - 17:22

Pavarësisht insistimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi pandërprerë

Postuar: 12/12/2019 - 17:06

Pas lajmit se dosja e kreut të Partisë Demokratike për lobimin rus, ka shkuar në Gjykatë, ka reag

Postuar: 12/12/2019 - 16:53

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi shprehet se pas paketës antishpifje, Rama po synon të krijojë p

Postuar: 12/12/2019 - 16:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij për projektli

Postuar: 12/12/2019 - 16:37

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në në Farkë, për të inspektuar nga afër shtëpinë e

Postuar: 12/12/2019 - 16:29

Në një deklaratë për mediat, kreu i KED ka konfirmuar punën e tij si drejtues i këtij institucion