
Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Neritan Sejamini “gozhdon” demokratin, i nxjerr të gjitha shkeljet statutore: Ju nuk keni bërë asnjëherë zgjedhje

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Tetor 2022

Pas zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka patur shumë akuza për manipulim dhe paracaktim të fituesit.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar rreth këtij procesi dhe aktivitetit të FRPD.
Neritan Sejamini ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij forumi, Grigels Muçollari, duke i renditur atij shkeljet e shumta që kanë ndodhur në FRPD.
Neritan Sejamini: Thatë që kryetari i komisionit zgjedhor është mbi 35 vjeç. Ju vetë jeni 37 vjeç. Ju me statut e keni të ndaluar të jeni anëtar i forumit. Nëse nuk je anëtar mund të jesh Sekretar i Përgjithshëm? Pra duket se zgjedhjet i kanë bërë njerëz që nuk kanë lidhje me forumin. Ju keni shkelur statutin dhe çdo vendim i juaji është nul. Pse ushtroni detyrën në kundërshtim me statutit?
Grigels Muçollari: Në praktikat tona si forum dhe organizatave rinore, Sekretari i Përgjithshëm, pavarësisht se mund të kalojë moshën, është përgjegjës derisa të zgjidhet sekretari i ri. Zgjidhet kryetari para se të zgjidhet niveli.
Neritan Sejamini: Statuti thotë që anëtar mund të jesh nga 15-35 vjeç. Kur ju keni mbushur 35 vjeç përse nuk keni dhënë dorëheqjen?
Grigels Muçollari: Statuti parashikon që e drejta për të kandiduar për Sekretar i Përgjithshëm, është 2/3. Të jem të drejtën ta ushtrosh mandatin.
Neritan Sejamini: Përse nuk keni bërë zgjedhje në forum sepse ju kanë kaluar me 2-3 vjet mandati? Këta kanë krijuar standart që mund të rrish edhe 40 vjeç në forum. Të gjithë të drejtat e tua si udhëheqës i forumit, burojnë nga qenia anëtar i forumit. Kur ti nuk je anëtar, çdo e drejtë tjetër e jotja ka rënë. Si të bëhem unë anëtër i forumit të grave…
Grigels Muçollari: Për sa kohë më lejohet të kandidoj duke plotësuar 2/3 e mandatit, më lejohet ta përfundoj mandatin.
Neritan Sejamini: Të gjithë privilegjet burojnë nga qenia anëtar i forumit. A mund të jesh anëtar i forumit 35 vjeç? Ti po thua që mund të kandidosh 32 vjeç. Unë po them, që kur mbush 35 vjeç, ti ke vijuar të mbash mandatin pa qenë anëtar i forumit. Pse nuk keni bërë zgjedhje ju kur mbaroi mandati?
Grigels Muçollari: Në dhjetor 2019 mbaroi mandati i Këlliçit. Pas mbarimit të mandatit, në një diskutim me kryetarin e partisë, për proces zgjedhor, është menduar e udhës të bëhet në moment tjetër se ishte pandemia. Pas pandemia ishte procesi zgjedhor në Shqipëri. E kemi shkelur statutin? Edhe mund ta kemi shkelur. Por pandemia…
Neritan Sejamini: Ju nuk keni bërë asnjëherë zgjedhje që kur është zgjedhur Belind Këlliçi.
Grigels Muçollari: Si t’ja bënim ne pandemisë?
Më të lexuarat


Ambasadorja Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë, sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë demokracinë

Meta i bashkohet Berishës në protestën e 11 shkurtit, shprehet se nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, kërkon nga SPAK të hetojë dhe ish-agjentin e FBI, Mark Rossinin

Ja si Yuri Kim shkatërroi planet e Berishës për të kapur PD, ish-kryeministri zbardh prapaskenat dhe sulmon ambasadoren, kreu i “Foltores” shton akuzat ndaj Ramës dhe Alibeajt

Beqiri tregon skemën si e mori Shkëlzen Berisha licencën për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dhe paralajmëron thellim të hetimeve nga SPAK për këtë aferë

Berisha: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet, mosbindja civile është sot misioni i të gjitha misioneve

Skandali “McGonigal”/ “Foltorja” dhe PD zyrtare, “betejë” dhe në Kuvend, 11 deputetë të Berishës kërkojnë mocion me debat pa kufizim kohe me Ramën

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh Lulzim Bashën si kryetar të selisë blu, “Foltorja” del jashtë loje dhe var shpresat te Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike, i shtohen stacionit të ri të ish-Kinostudios në njësinë 4

Protesta e 11 shkurtit, Sula refuzon Berishën: Nuk do jem pjesë e tubimit, kjo është një shoqëri që ka vuajtur nga dhuna

Shqipëria me Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe, 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë, kryetarja e KLGJ zbulon se 1868 çështje që kanë filluar gjykimin në qytete do shqyrtohen atje
