BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Politike

“Nëse do të mbetemi “peng”, do të kërkojmë...”/ Rama zbulon bisedën me “kritikët” gjermanë të Shqipërisë për anëtarësimin në BE: Shpresoj që të vijnë në Tiranë dhe…

“Nëse do të mbetemi “peng”, do të

Gjatë vizitës së tij në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ku ka folur rreth takimeve me përfaqësuesit e politikës gjermane e deri te procesi i integrimit në BE.

Kryeministri ka përsëritur qëndrimin se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për integrimin Europian, nëse nuk do të vendoset për Konferencën e Parë Ndërqeveritare në qershor të këtij viti.

Për vizitën Rama theksoi se ishte një ftesë e e fondacionit Körber-Stiftung dhe po ashtu një interesim i palëve për të pasur një bashkëbisedim lidhur me procesin e integrimit europian.

Intervistë e kryeministrit Edi Rama pas vizitës së zhvilluar në Berlin:

– Zoti Kryeministër, ju patët një vizitë pune këtu në Berlin, në Gjermani. Pothuajse takuat të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik, duke nisur nga kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, me ministren e Jashtme, njëkohësisht dhe kryetarja e të Gjelbërve në Gjermani. Gjithashtu takuat edhe kreun e CDU-së. Çfarë diskutuat me gjithë këta përfaqësues të politikës gjermane në lidhje me integrimin e Shqipërisë?

Kryeministri: Kjo ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe në të njëjtën kohë dhe një interesim i këtyre palëve për të pasur një bashkëbisedim të afërt, lidhur me procesin e integrimit europian, konkretisht me stacionin e afërt të qershorit dhe përmbylljen e presidencës franceze ku është në rendin e ditës çështja e hapjes së negociatave formale për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Patjetër, lidhur me luftën në Ukrainë, pozicionin e Shqipërisë dhe impaktin e luftës mbi rajonin dhe sigurisht edhe për ecurinë e mëtejshme në këtë drejtim për sa i përket edhe angazhimit tonë tëdrejtpërdrejtë në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.

– Ju patët një drekë pune me kreun e CDU-së. Ishin të pranishëm edhe ata që njiheshin si kundërshtaret më të fortë dhe kritikët e Shqipërisë, zoti Krichbaum dhe zoti Ëadephul. Çfarë ndatë me ta dhe cili është aktualisht qëndrimi i tyrenë lidhej me integrimin e vendit tonë?

Kryeministri: Nuk do t’i quaja e nuk i kam quajtur asnjëherëkundërshtarët më të fortë tëShqipërisë apo kritikët më të fortë të Shqipërisë. Ata janë dy figura që kanë një peshë të posaçme në CDU në raport me rajonin, për shkak të detyrave që kanë dhe qëndrimet e tyre kanë qenë qëndrime të cilat kanë qenë të lidhura me një kontekst të caktuar, por patjetër dhe me kërkesën për të bërë më shumë. Patjetër kanë pasur skepticizëm, patjetër kanë pasur arsyet e tyre për të mbajtur një pozicion me regjit por për hir të vërtetës, pozicionimi i tyre sikundër ua thashë dhe sot, ka qenë një sfidë dhe një ndihmë në fund të fundit sepse nëse sot ata janë 100% mbështetës, nëse sot CDU-ja e tëra, vetë kryetari i ri i CDU-së thotë se Shqipëria është një histori suksesi në këtë fazë, patjetër ka shumë gjëra për të bërë në faza të tjera. Kjo është edhe për meritën e tyre që na kanë sfiduar me qëndrimet e tyre. Nuk kanë qenë qëndrime kundër Shqipërisë. Ata janë miq tëShqipërisë. Ata janënjerëz të dedikuar ndaj Ballkanit dhe janë njohës të mirë të rajonit kështu që ka qenë kënaqësi e madhe në fakt i gjithë takimi, dreka e punës që na ofruan dhe biseda e bërë. Shpresoj qësë shpejti do të vijnë në Ballkan e do të ndalojnë edhe në Tiranë.

– Kjo ditë përkon edhe me votimin në parlamentin europian. 519 vota pro Shqipërisë. Kjo ka ndodhur dhe më parë, por duke qenë se ju ndodheni në një nga kryeqendrat e europës në Berlin, si e lexoni ju këtë votim të sotëm për rrugëtimin e ardhshëm tonin?

Kryeministri: Kjo ka ndodhur dhe më parë, por si asnjëherë më parë me thënë të drejtën në adresimin e parlamentit nga deputetë të ndryshëm europianë, europarlamentar ka qenë pa asnjë rezervë dhe kjo është si të thuash fruti i një pune të madhe që kemi bërë.

Në ndërkohë që e kam diskutuar me të gjithë edhe faktin që ne kemi vendosur që do të ndryshojmë kurs, në momentin që me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot tëçajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë ne do qëndrojmë në pozicionin që duhet, pra të hapen negociatat formalisht për të dyja. Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fareme ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhej fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs e do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.

– Javë vendimtare këto në vijim për vendin tonë, nesër viziton Tiranën presidenti Michel. Pritet gjithashtu një vizitë e kancelarit Scholz në Tiranë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë apo ka mesazhe të tjera?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di nëse kancelari Scholz do të vijë në Tiranë apo jo, sepse nuk kemi një njoftim zyrtar. Ai është shprehur që do të vizitojë rajonin, mua ma kishte thënë që do të vijë në rajon, por se ku do të qëndrojë mbetet për tu parë. Ndërkohë që po, presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat, vendimtare për Shqipërinë janë operacionet si ky i sotmi i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit që është në këndvështrimin tim dhe bazuar në gjithë diskutimet e bëra gjatë ditës së sotme në orët e lira me Tiranën, operacioni më domethënës e me rrezen më të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar. Një operacion që meriton vërtetë fjalët më të mira të respektit e të inkurajimit për të gjithë ata që janë përshirë, që nga hetuesit e SPAK-ut e deri tek drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe një mbështetje e fortë për të vazhduar deri në fund në këtë rrugë, një rrugë që tanimë është e qartë që është hapur për të gjithë partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë, një rrugë që ka rritur respektin për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, një rrugë që po sjell hap pas hapi dhe frytet e dëshiruara në Shqipëri edhe pse sot shqiptarët janë edhe më kërkues se sa janë ndërkombëtarët sepse nuk kanë durim që të presin sepse kanë kaq vite që presin e presin e me shumë të drejtë kërkojnë më shumë.

 

Më të lexuarat