BREAKING NEWS

“Ju lutem ngrijeni atë tra”, Rama i shkruan serbisht Vuçiçit, zbardhet mesazhi i fortë

“Ju lutem ngrijeni atë tra”, Rama i shkruan serbisht
x

Politike

"Nëse ma kërkojnë...", Ilir Meta tregon kur do t’a shpërndaj Parlamentin

"Nëse ma kërkojnë...", Ilir Meta tregon kur do

“Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj Parlamentin”. Kështu deklaron presidenti Ilir Meta. Në një intervistë kreu i shtetit tha se nuk është përgjegjësia e tij nëse Parlamenti sillet si i shpërndarë dhe i shpartalluar.

Pjesë nga në intervista në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’:

Gazetari: Kjo do të thotë që do të shpërndani Parlamentin?

Presidenti Meta: Nuk është përgjegjësia ime nëse Parlamenti sillet vetë si i shpërndarë, si një institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime të tilla mafioze dhe bën akte mjaft të rënda të cilat do të vazhdojmë t’ia ekspozojmë popullit shqiptar. Ky nuk është faji im.

Gazetari: Megjithatë duhet një goditje mëshire. Do t’ia jepni?

Presidenti Meta: Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë, llogaridhënien në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojmë sovranitetin e këtij vendi një organizate ndërkombëtare e cila ka synuar dhe synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande për fat të keq, nuk do të ketë asnjë tolerancë.

Gazetari: Si duhet ta kuptojmë këtë? Domethënë që jeni duke e menduar shpërndarjen e Parlamentit?

Presidenti Meta: Kjo do të thotë që mbi Presidentin, i cili për fat të keq është i vetmi institucion legjitim dhe për arsye se nuk është zgjedhur nga ky Parlament, por nga Parlamenti i mëparshëm, qëndron vetëm Kushtetuta dhe një Gjykatë Kushtetuese me integritet, pra sipas Kushtetutës dhe mbi këtë qëndron vetëm populli dhe Zoti! Dhe unë i bindem vetëm vullnetit të tyre. Ata të tregojnë vullnetin e tyre dhe pastaj të jenë të sigurt që Ilir Meta do ta interpretojë vullnetin e tyre ashtu siç duhet për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe për të vënë çdo shqiptar përballë provës dhe çdo politikan që deri tani mund të ketë bërë lojëra të dyfishta apo të trefishta e të katërfishta. E që nuk është i lirë në vendimmarrjen e vet për t’i dalë zot fateve të popullit shqiptar.

Këtu nuk bëhet fjalë për fatet e Ilir Metës. Kjo është gjëja më e parëndësishme dhe nuk më intereson fare Ilir Meta. Ilir Meta në këtë vend i ka provuar të gjitha funksionet. I ka provuar të gjitha pushtetet: kryeministër që 30 vjeç dhe ka ikur vetë nga ajo detyrë. I luteshin që të rrinte, por nuk pranonte për arsyet e veta. Kam bërë çdo gjë, sot është President i Republikës, është ushtari i parë i Republikës.

Shikoni zotëri betimin e Presidentit të SHBA-ve, tri herë për të mbrojtur vendin e vet, Kushtetutën. “To preserve, to protect and to defend!” (Për ta mirëmbajtur, për ta ruajtur si dhe për mbrojtur!) Edhe në të ardhmen duhet ta formulojmë edhe më mirë betimin e Presidentit dhe betimin e çdo njeriu që vë dorën mbi Kushtetutë.

Gazetari: Po nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Presidenti Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojnë më, që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënies në këtë vend para tyre, që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhet që po shkon në stratosferë.

Dhe absolutisht të jenë të sigurt se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.